Relacionet per anetaret e Kushtetueses diskutimi me 1 nentor
Komisioni i Ligjeve diskuton me 1 nentor relacionet per kater anetaret e Gjykates Kushtetuese ku do te percaktohet dhe mendimi per rrezimin apo jo te tyre. Ky vendim do te percillet me tej ne Kuvend per votim. Nderkohe dje Ligjet kane zhvilluar seancen degjimore me kandidatin e katert per anetar te Gjykates Kushtetuese. Avokati Ardian Leka eshte perballur me pyetjet e shumta te ligjvenesve te mazhorances dhe te opozites por dhe me nje raport te Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve ku thuhet qarte se me kontrollin e ushtruar ndaj aktivitetit te tij vertetohet se ai eshte ne shkelje te ligjit per te paguar detyrimet tatimore. Sipas ketij raporti tatimpaguesi ka shkelur ligjin nga viti 2005 deri ne vitin 2010 per faktin se mungojne faturat tatimore qe te justifikojne xhiron ne baze te percaktimeve ligjore. Tatimpaguesi nuk disponon asnje liber shitjeje blerje apo regjistra te tjere per dokumentimin e xhiros se realizuar veprim qe bie ne kundershtim me nenin 12/4 te ligjit Per tatimin mbi te ardhurat dhe nenin 47 48 te ligjit te procedurave tatimore veprim qe denohet sipas nenit 118 te ligjit te procedurave tatimore nr.9920 date 19.05.2008. I pyetur nga relatori Genti Strazimiri per keto mosperputhshmeri ai deklaroi se ne paguajme taksat mbi bazen e xhiros. Pra nese mua me eshte llogaritur xhiro 6 deri ne 7 milione une e kam paguar per kete tatimin. Korrespondenca qe ben bashkia me tatimet qe nuk perputhet nuk ka lidhje me mua. Nderkohe ne raport thuhej se xhiroja e realizuar vetem per vitin 2008 ishte 2620000 leke nga te cilat 2.022.000 leke shpenzim dhe vetem 600000 leke fitime duke shmangur keshtu detyrimet tatimore per vlerat reale te xhiros. Deklarimet e Lekes kane rrezuar dhe argumentet e kandidates Edlira Jorgaqi lidhur me detyrimin per te paguar tatimet kur punon si avokat. I pyetur nga deputeti Eduard Halimi pse ai eshte regjistruar tek takimet ai ka theksuar se kjo perben nje detyrim ligjor. Ndersa pak dite me pare kandidatja Jorgaqi deklaroi se deklarimi tek tatimet ishte fakultativ.
Batutat tek ligjet Leka E di qe do te me rrezoni
Eduard Halimi Ju thate se ne 97 kur niset aktivitetin si avokat u regjistruat tek tatimet. Pse shkuat te regjistroheshit eshte e detyrueshme kjo
Ardian Leka Natyrisht qe te merresh me aktivitet privat eshte detyrim ligjor qe te regjistrohesh menjehere dhe te paguash tatime
Eduard Halimi Ju thate se keni punuar deri ne daten 6 shtator 2010 si avokat. Pse e nderprete me tej
Ardian Leka Meqenese une nisem nga Kushtetuta e cila thote se Presidenti me dekretin e vet emeron anetarin e Gjykates Kushtetuese por jep pelqimin Parlamenti dhe detyra fillohet ne diten qe behet betimi para Presidentit mendoj se per mua ky eshte nje lapsus qe mund te interpretohet pozitivisht dhe negativisht. Pjesa tjeter perderisa ne mendimin tim eshte i diskutueshem apo mund te kete nevoje per interpretim nese duhet te vazhdoj apo jo konsiderohem anetar i Gjykates Kushtetuese apo marr detyren ne momentin qe bej betimin kjo ka qene nje arsye qe une e kam quajtur jo te drejte.
Enkelejd Alibeaj Ne dokumentacionin qe ka ardhur prane Komisionit te Ligjeve me rezultojne nje sere shkresash te vitit 1995 apo dhe dicka me pare. E para eshte leshuar ne vitin 1995 sipas se ciles rezulton se ju jeni larguar nga puna e prokurorit prej KLD ne ate kohe. Ne kete rast cilat jane arsyet pse jeni larguar nga nje detyre shteterore
Ne daten 1.6.1993 nje shkrese e formuluar nga ju me titullin Refuzim i marrjes se detyres. Ia keni drejtuar ne ate kohe presidentit Sali Berisha dhe prokurorit te Pergjithshem Dragoshi. Ju e keni konsideruar problem faktin pse jeni emeruar ne nje detyre me te larte dhe keni kerkuar me ngulm te mos e merrni kete detyre. Ne konceptin tim te marresh detyren e anetarit te Gjykates Kushtetuese sic thone shqiptaret do kellqe. Ju nuk keni pasur kellqe per te marre detyren e zevendesprokurorit ne vitin 1993. Cfare ka ndodhur sot
Ardian Leka Jo te gjithe njerezit qe nuk marrin detyra nuk kane kellqe se me sa di une parafolesi ka mbaruar shkollen e magjistratures dhe nuk eshte gjyqtar sot. Jo kushdo qe nuk merr detyren nuk eshte i zoti.
Bashkim Fino E bukur kjo.
Sajmir Tahiri Nuk e prisje kete apo jo
Pandeli Majko Fol me edukate.
Enkeljed Alibeaj Pse u fye morali yt
Ardian Leka Nese flitet per vitin 1993 une kisha vetem 3 vite pune madje jo tamam 3 vite dhe ne ate kohe Prokuroria e Tiranes kishte ngarkese te jashtezakonshme. Une kam qene prokuror ne komisariatin numer 1 te Prokurorise se Tiranes dhe beja 10-12 ndalime ne dite ishte e pamundur te shikoja dhe nenen time. Shkoja ne shtepi ne 10 te darkes. Dhe me thene te verteten kisha shume emocione kur mora postin e zevendesprokurorit te Tiranes sepse ata njerez qe e kane marre pas meje shkonin dhe nuk shkonin ne shtepi per shkak te ngarkeses. Ndersa ne lidhje me shkarkimin ka ndodhur nje kontroll ndoshta ne korrik ose qershor lsquo95 te gjitha keto jane rifreskuar nga ana ime tani vone sepse i kishte zene pluhuri i harreses. Ne baze te ketij kontrolli neve nuk na eshte thene asgje vetem ne daten 8 na eshte thene me shkrim qe jemi larguar nga puna me vendim te KLD.
Gent Strazimi Gjendjen tuaj ekonomiko-financiare.
Ardian Leka ... Ne qofte se doni me shume me vjen mire se te dy jemi te apasionuar pas motocikletave kam nje motociklete shume te bukur. E kam kenaqesi ta them per zotin Strazimiri se edhe ai si une jemi te apasionuar. Zoti Strazimiri e ka Java une e kam Harley Davidson.
Ilir RusmaliUne kam pershtypjen se nuk ndihet mire.
Ardian Leka Kur nuk ndihet mire kryetari ne te tjeret nuk diskutohemi po une e them se skam ndonje gje sekrete.