E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van der Vaart ankohet për zëvendësime

Nga Express më 23 mars 2011 në ora 19:25

Futbollisti i Tottenhamit, Rafael Van der Vaart, ka zbuluar se ka nisur t’i pengojë fakti që Harry Redknapp vazhdimisht është duke e nxjerrë nga loja.

Holandezi ka përfunduar vetëm tetë nga 26 takime në të cilat kishte nisur takimin nga minuta e parë këtë sezon. Pakënaqësinë e tij, futbollisti e ka shprehur kundër West Hamit, kur ishte zëvendësuar në minutën 72 dhe kishte shkuar direkt në tunel në vend se të përcjellë takimin deri në fund.

“Kam qenë i kënaqur me lojën time. Mendoj se nuk është dashur të më zëvendësojë. Gjithmonë dua të luaj deri në fund të takimit, por një gjë e tillë rrallë ndodh në Tottenham. Kam lexuar se Harry Redknapp dëshiron të bisedojë me mua, por kjo nuk ka ndodhur ende”, ka thënë Van der Vaart.

Harry Redknapp shpesh gjatë kësaj sezone ka theksuar se Van der Vaart ka probleme me lëndime.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›