Giggs kthehet në Kombëtare

Nga Express më 23 mars 2011 në ora 20:33
Mesfushori i Manchester United, Ryan Giggs është i gatshëm të kthehet në Kombëtaren e Uellsit, edhe pse nga deklaratat e tij nuk kuptohet mirë nëse këtë do ta bëjë si trajner apo si lojtar.
Për ta bindur mesfushorin e njohur uellsian që ta marrë këtë vendim është përkujdesur selektori aktual, Gary Speed, me të cilin kishte luajtur një kohë të gjatë në Kombëtaren e Uellsit.
“Kam biseduar me Gary dhe më ka pyetur nëse do të mund ta ndihmoja. Të dy e duam të njëjtën gjë: suksesin e Uellsit. Mirëpo, nuk do t’i marr këpucët me vete”, tha legjenda e futbollit uellsian për ueb faqen tribalfootball.com. Veterani uellsian ishte tërhequr prej një kohe nga Kombëtarja, me të cilën nuk arriti ndonjë sukses të theksuar.