Van Persie, krenar për rekordin

Sulmuesi i Arsenalit, Robin van Persie ka shprehur krenarinë e tij për barazimin e rekordit të legjendës së klubit Thierry Henry për më së shumti gola të shënuar në një vit kalendarik.
Ylli holandez ka realizuar 34 herë më 2011 dhe me dy ndeshje të mbetura deri në fund të këtij viti mund të tejkalojë edhe rekordin e Premierligës prej 36 golave të vendosur nga Alan Shearer më 1995.
“Është nder i madh për mua që kam barazuar rekordin e Henrys sepse ai është ndoshta futbollisti më i mirë që ka pasur ndonjëherë Arsenali”, tha Van Persie.