E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti për Thaçin, reagojnë Serbia dhe Rusia

Serbia dhe aleati i saj, Rusia kanë reaguar ndaj raportit, i cili implikon kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi në trafikimin e organeve të serbëve të burgosur. Ministri i Jashtëm serb. Vuk Jeremiç, komentoi për këtë cçështje pas takimit me homologun rus Sergei Lavrov në Moskë.
“Ky raport është sinjal se ka ardhur koha që tërë bota e qytetëruar të pushojë së mbylluri sytë para realiteteve të tmerrshme në Kosovë. Ky raport tregon se si është Kosova sot, dhe kush janë liderët e saj. Ne të gjithë duhet të bëhemi bashkë që të kërkojmë zgjidhje për çështjen” e Kosovës, tha Jeremiç.
Raporti i raportuesit të Këshillit të Evropës Dik Marti thotë se civilët e burgosur nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës janë vrarë në Shqipëri, dhe veshkat e tyre janë shitur në tregun e zi pas përfundimit të luftës në Kosovë në vitin 1999.
Raporti gjithashtu sugjeron se kryeministri Hashim Thaçi ka qenë një kohë “bosi” i nëntokës kriminale, e cila ka bërë tregtinë me organet. Ndërkaq diplomati rus, sergei Lavrov tha se informatat për trafikimin e organeve kanë dalë në sipërfaqe shumë kohë më parë, dhe se Moska është “shumë e alarmuar” nga raporti i ri.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›