Prishtine/ Interesim i madh per librin Enver Hoxha te Blendi Fevziut
Pas bashkëbisedimeve në universitetet më të njohura dhe shitjes së madhe në Panairin e Librit, gazetari dhe analisti i njohur Blendi Fevziu shkoi në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë për të promovuar librin e tij për biografinë mbi Enver Hoxhen dhe dokumentarin e titulluar “Diktatori”.
Filmi bazohet në dokumentet personale dhe arkivore të Enver Hoxhës, dhe përmban pamje që nuk janë shfaqur asnjëherë deri më tani. Dokumentari flet edhe për vrasjet e likuidimet, për Kosovën, Jugosllavinë dhe komunizmin.
Pra, për një Enver Hoxhë ndryshe, të dokumentuar nga Blendi Fevziu.
Dhe ashtu sic pritej, interesi i prishtinasve ishte i madh për faktet që autori Fevziu ka përfshirë si në libër ashtu edhe në dokumentarin televiziv.