E Diel, 1 Nëntor 2026

Vanesa Hudgens, aktorja do të zhvishet për “Sucker Puncht”



Ajo ka arritur të jetë e famshme që në moshë fare të vogël dhe adoleshenca për pasojë shënon kulmin e karrierës si aktore. Janë me mijëra adoleshentët që e adhurojnë bukuroshen Vanesa Hudgens, e cila pritet të rrisë temperaturat edhe më shumë edhe në verën e vitit 2011, pasi do të zhvishet në rolit e prostitutës në filmin e ri. Ylli i filmave “High School Musical” dominoi mediat kur disa fotografi të turpshme që kishte realizuar, shpërthyen në internet, ndërsa tani do të zhvishet edhe një herë, kësaj radhe në filmin e ardhshëm “Sucker Punch”. “Unë luaj karakterin me emrin Blondi dhe xhirimet bëhen në një shtëpi publike të viteve 1950, për këtë arsye ka shumë skena nudo”,- ka thënë aktorja. Ajo shprehet se është mjaft entuziaste për këtë film pasi të gjithë janë mësuar ta shohin në rolin e vajzës së vogël. Me këtë rast të gjithë do të kenë mundësinë ta shkëpusin atë nga e shkuara dhe ta vlerësojnë si një aktore të vërtetë dhe të rritur.

DASHI
Planetet ju dhurojnë një ditë të paharruar, që do të jetë e pasur me optimizëm dhe humor të mirë. Jeni gjenial dhe shumë i vendosur për të mos shkuar dëm asgjë. Një person që sapo e keni njohur ngacmon fantazinë tuaj.

DEMI
Në të vërtetë bëhet fjalë për gabime vlerësimi sot, premtime të drejta dhe privilegje që në fakt nuk ju takojnë. Mos tentoni të luani letrën e xhelozisë për ta bërë historinë tuaj më pasionale dhe intriguese.

BINJAKET
Përfitoni nga favori i yjeve për t’i dhënë jetë një bashkëpunimi të ri, duke shtuar kontaktet edhe me jashtë dhe duke realizuar projektet me ambicioze. Dëshironi një dashuri të madhe? Do ta keni sa hap e mbyll sytë.

GAFORRJA
Magjia e Jupiterit ju mban në ritëm të ngadalshëm por qetësia e madhe mund të sjellë edhe mërzitje, prandaj sot mund të pranoni edhe ndonjë ndryshim eksitues në programin tuaj. Një masazh do t’ju bëjë shumë mirë.

LUANI
Është e vërtetë që në jetën në çift zotëron një farë kaosi, por gjithashtu është e pakëshillueshme të tregoheni të paduruar dhe t’i impononi personit të dashur zgjidhje perfundimtare. Reduktoni ushqimet e tepërta.

VIRGJERESHA
Parashikohen ndryshime interesante ndaj mos jini mosbesues. Do të ketë avantazhe si në termin ekonomik ashtu edhe në atë profesional. Dashuria është në majë, bëni një hap përpara për jetën tuja.

PESHORJA
Një sërë aspektesh favorizuese vijnë në qiellin tuaj, duke ju dhuruar humor të mirë. Rastet për zbavitje ju ndjekin, festa, pritje dhe mbremje mondane në të cilat mund të nxirrni në dritë simpatinë tuaj.

AKREPI
Nuk keni asgjë për të fshehur. Humori i keq dhe kolegët që ju njohin mirë qëndrojnë larg jush, për të evituar çdo lloj polemike. Pak xhelozi në disa raste mund të kontribuojë për të dhënë ngjyrat e dëshiruara.

SHIGJETARI
Duket pikërisht, që momenti që po vjen do të jetë i ndikuar nga yjet. Energjia që keni ka efekte pozitive. Janë në mbërritje propozime dhe lajme të mira. Intensiteti me partnerin duket pak shqetësues.

BRICJAPI
Profilizohet në horizont mundësia për të udhëtuar, për të njohur vende të reja, për të patur eksperinca konstruktive dhe të pasura me persona simpatikë. Me partnerin do arrini të ktheni qetësinë në raportin tuaj.

UJORI
Humori është në maksimum. Keni shumë grintë dhe gjërat kanë filluar të shkojnë mirë. Duke i dhënë barkës kundër rrymës mund të jetë e lodhshme. Adoptoni situatën që ju do më elastik dhe do të keni gjithçka.

PESHQIT
Jeni më i vendosur, autonom dhe kurajoz. Po vijnë transformime në mënyren tuaj për t’u raportuar të tjerëve. Bëni mirë të jepni ju shembullin e parë në dashuri, do të shihni që edhe partneri do të ndjekë rrugën tuaj.

14 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›