E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vangjel Dule: Nuk ka në Greqi njësi administrative me emrin Çamëri

Share

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, në një intervistë për emisionin 5 pyetjet e Babaramos, komentoi çështjen e rikthimit të qytetarëve çamë në kufi me Greqinë. Dule tha se është bërë një gafë e rëndë në lëshimin e dokumenteve të identifikimit, pasi në Greqi nuk ka asnjë njësi administrative me emrin Çamëri.

Nuk ka pasur në kohërat e demokracisë në shtetin grek asnjë krahinë me emrin Çamëri, asnjëherë, me përjashtim të periudhave kur ka qenë e pushtuar. Rrjedhimisht askush nuk mund ti imponojë shtetit grek toponimet e veta. Është e papranueshme kush e ka bërë atë gafë në sistemin e lëshimit të dokumenteve të shtetit shqiptar, duke krijuar këtë incident që është në dëm të vendit tonë dhe nuk na nderon, tha Dule.

Ai u shpreh se marrëdhëniet mes dy vendeve janë në stanjacion. Dule shtoi se i takon Shqipërisë që të ndërmarrë iniciativën për të zgjidhur çështjen e ndarjes së detit. Sa i përket dënimit të Naum Dishos, Dule tha se do ankimohet në Strasburg. Kurse sa i përket koalicioneve politike, Dule tha se do ishte në favor të krijimit të një spektri të qendrës me partitë e Topit dhe të Metës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›