Berisha do paguajë tetë vite qeverisje
Intervistë për JAVA me kreun e LZHK-së, z.Dashamir Shehi. Si e shikon ai qeverinë e sotme të z. Berisha; pse mendon se kjo duhet të ndryshojë; si i sheh formacionet e reja që po krijohen Djathtas dhe respektivisht formacionin e z.Topi dhe Kuqezinjtë. Pse e shikon të mbaruar misionin e kësaj qeverie dhe vështirësitë e sotme të së të Djathtës; pronarët dhe të persekutuarit…
Nga Ben Andoni
Revista JAVA
A jeni penduar që skandiduat në zgjedhjet e Majit të shkuar?
Aspak. Po ta kisha pasur këtë lloj ideje do kisha kandiduar, si herët e tjera. Kam kandiduar njëherë për Tiranën dhe mora rezultat relativisht pozitiv. Them ngaqë mora 7.000-8.000 vota. Do merrja dyfishin se ka ndryshuar dhe numri i votuesve, por kjo ishte një betejë e humbur qysh në princip. Duke qenë e tillë, them se erdhi koha të mos bëjë më beteja. Kam kandiduar mbi 5-6 herë në Tiranë dhe gjithnjë në zona elektorale kam marrë mbi 10%. Për bashkinë jam votuar një herë dhe iu afrova 5%. Janë shifra të larta për një individ të vetëm, e të vogla për një individ të fitojë një betejë elektorale. E them me keqardhje sepse gjithnjë kam pretenduar se ky qytet do kishte më shumë arsye të votonte ide dhe personazhe të ndryshme. Fatkeqësisht sndodhi kështu. Maksimumi edhe kësaj kacavjerrje të vazhdueshme për lavdinë e vogël duket se i erdhi fundi….
A është e vërtetë se ishit kandidat për kreun e Kontrollit të Lartë dhe presidenti Topi sju kandidoi?
Kjo është e vërtetë edhe pse zyrtarisht su shpall asnjëherë. Ideja, propozimi dhe dëshira ka qenë dhe pas kaq vitesh për herë të parë ishte dhe nga ana ime, sepse doja të bëja një pune të tillë kushtetuese. Asnjëherë si kam pasur qejf ndonjë nga qeveritë që na drejtuan në këto 20 vjet (dhe jo aq mirë në vitet e fundit), po ky do ishte vërtetë një lloj posti që më përshtatej, sepse është një lloj dinjitari shteti. Aq më tepër është në linjën e profesionit tim. Ironia është se jam kandiduar dhe dy herë të tjera, por e refuzova ndërsa këtë herë Z. Topi nuk më kandidoi. Sia vlen të diskutojmë për arsyet por duket se Presidenti sishte dakord dhe sishte vetëm ai besoj, por dhe kjo maxhorancë, sepse po të donte i kish mjetet e duhura. Realiteti është se jam një personazh jo komod për ta. Dihet se kam ngritur një profil të njeriut autoritar me letrat e shtetit dhe një grup njerëzish nuk duan që individë si unë tu afrohen institucioneve të tilla. Është më mirë me oportunistët që i japin zgjidhje. Dhe, dimë se sot njerëzit janë pragmatistë dhe oportunistë, që japin zgjidhje në favor të grupeve politike ndërsa unë do bëja zgjidhje në favor të shtetit shqiptar. Ky institucion është një lloj konflikti ashtu si të gjithë institucionet e shtetit shqiptar që e kanë këtë vuajtje.
Ka shfaqje të disa projekteve njëherësh politike që po rreshtohen djathtas. Si e shihni Ju këtë fenomen?
Unë gjykoj se sështë e lidhur me ndonjë evolucion të së Djathtës në vetvete, por është një lloj kadence elektorale. Kjo ka lidhje me ciklin elektoral dhe jo me evolucionin normal në vetvete. Do ishte më e natyrshme të kishim një evoluim djathtas si dialektikë të brendshme, që do të prodhonte forca të reja që i duhen normalisht këtij vendi. Në fakt, ndodh që këto ndodhin vetëm kur vjen koha elektorale. Megjithatë, e quaj pozitive. Këtu po krijohet një zhurmë e madhe se kushedi se çfarë po ndodh, në fakt është ajo që ndodh gjithmonë. Kemi dalë më 96 dhe 97 bashkë si e Djathta e Bashkuar. Ka ndodhur që ka pasur dy grupime të ndryshme të Djathta, do jenë dhe në këtë rast dhe sshikoj asgjë negative. Do tju thosha sesa më shumë aktorë në fushë aq më shumë do zgjerohet hapësira . Do zgjerohet dimensioni dhe do bëhet loja më interesante dhe njerëzit do kenë më shumë alternativa për të zgjidhur. Vetëm se kur ti marrim veç e veç do shikojmë si zakonisht se jo të gjitha do kenë të njëjtën konsistencë apo besueshmëri.
Çfarë mendoni për peshën që mund të ketë në të ardhmen partia e pritshme e Topit?
Kur fola pak më lart, këto kisha parasysh. Të gjitha do kenë peshën e tyre si alternativat e Djathta se tek e fundit këtë kam bërë dhe vetë në 15 vitet e fundit rresht. Por megjithatë akoma jemi në nivelin e hipotezave ndërsa për këtë parti ka një lloj mister që nuk koinçidon me politikën reale. Politika është publike dhe ka nevojë për transparencë. Ajo bëhet e hapur. Në këtë rast kemi një lloj ilegaliteti: Kush janë? Kush është programi i tyre? Do dalim sot apo do dalim nesër? E gjitha kjo është një lloj problemi që këta lloj zotërinjsh duhet ti zgjidhin tashmë. Kuptohet se mbase jo haptazi por kjo më duket si absurd, njësoj sikur do presim Godonë….
Çfarë peshe mendoni se ka partia e Topit, në spektrin e djathtë?
Nuk e di. Do isha kurioz tu shihnim programim kur të dalin në fushë. Unë them se kjo e gjitha do fillojë të sqarohet nga vjeshta. Pse? Ngaqë këta janë njerëz që akoma janë duke punuar nëpër institucione. Kanë me këtë rast edhe një lloj vetëbllokimi në atë që bëjnë. Po e ripërsëris: Do më pëlqente të rinovohej e Djathta, të riformohej. Kështu kam bërë dhe do vazhdoj të bëj në këto 15 vjet. Por, më çudit fakti se asnjë nga këta zotërinjtë nuk më janë përgjigjur deri më tani me entuziazëm. Janë fshehur pas pushtetit dhe institucioneve, këta që po na dalin tamam sot. Gjykoj dhe ne që jemi këtu të LZHK do i presim: Do rrjedhë pak ujë Lana, do kaloj pak kohë (sepse Tirana një lum ka), derisa të marrim vesh se çdo bëhet në zgjedhjet e 13 me kaq shumë formacione Djathtas. Dhe ky nivel skepticizmi nuk më buron nga niveli i protagonistëve por nga historia 15 vjeçare e disidencës brenda të Djathtës. Kam parë shpesh herë zigzage individësh, grupimesh, partish, të cilat të nesërmen e zgjedhjeve i bashkohen me të njëjtën dëshirë pushtetit. Kjo më bën të vetë frenohem pas kaq vjetësh sepse jam njeri që kalova mes eksperiencave: nga e Djathta e bashkuar; partisë së rinovuar LZHK, me disa elementë monarkikë; Polin e Lirisë dhe kam vërë re se koherenca politike mes shqiptarëve është shumë e radhë.
Si është LZHK-ja e sotme pa pretendentin e fronit, Leka I?
Këta kanë mbaruar te LZHK. Ky formacion lëvizi pa mbështetjen e mbretit dhe grupit të monarkistëve që i janë bashkangjitur pushtetit dhe kjo është një histori e mbyllur. LZHK është një strukturë e të Djathtës, e cila u mundua të ruajë pjesën më konservatore të së Djathtës që shpeshherë ska asnjë vlerë për realitetin politik shqiptar. Por, te LZHK te program i saj ka shumë gjëra për nacionalizmin. Këto që thuhen sot, i kemi thënë ne 8 vjet më parë dhe shumë qartësisht dhe fatkeqësia është se skanë pasur shumë pasues mes njerëzve. Tani mbase edhe nuk kemi ditur të imponohemi si duhet me programin tonë apo shkalla e patriotizmit në Shqipëri sështë e madhe, por gjithsesi këtë më mirë tia lëmë të ardhmes.
Është rikthyer tema e të përndjek