E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi viziton familjen Blloshmi: Krimet e komunizmit nuk duhen harruar

Share

Presidenti Bamir Topi vizitoi familjen Blloshmi në Fanjë të Komunës Qukës, Librazhd. Familja ka njohur persekutimin më të fortë të diktaturës me ekzekutimin në 17 korrik 1977 të poetit Vilson Blloshmi bashkë me Genc Lekën. Në familjen Blloshmi, Topi ka vizituar dhomën muze të shtëpisë me materiale mbi dy poetët dhe historikun e familjes. Një familje me tradita të hershme historike që përjetoi hakmarrjen më të egër vetëm pse spikaste me traditën dhe intelektualizmin, tha Topi.

Janë krime që nuk duhet të harrohen e kujtesa dhe respekti duhen vendosur në projektimin e së ardhmes, tha presidenti.

Pak ditë më parë, një nga pjesëtarët e familjes Blloshmi akuzoi deputetin e PD, Fatbardh Kadilli, se babai i tij kishte qenë në togat e pushkatimit të një anëtari të familjes së tyre. Reagimi erdhi pasi Kadilli doli në një konferencë për shtyp që ti kërkonte Edi Ramës që kërkonte falje për krimet e komunizmit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›