Gjinushi: Nuk mund të ketë zgjedhje me këtë qeveri
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, duke folur për Shqip, thotë se kjo qeveri nuk garanton dot zgjedhje të lira dhe të ndershme. Duke komentuar një raport të gazetës Shqip, që thekson se që nga viti 2002, në Shqipëri nuk është bërë asnjë palë zgjedhje të rregullta, pasi nuk është zbatuar kodi i praktikave të mira i Komisionit të Venecias, Gjinushi tha se kodi u shkel nga pakti Berisha- Nano, që vendosi fillimisht të shkatërrojë KQZ-në. Megjithatë Gjinushi sërish thekson se zgjedhjet janë vullnet politik. Në çfarë bëjmë, sa herë që dështojnë zgjedhjet, numërojmë shkeljet, por nuk gjejmë shkelësit, por u themi atyre rregulloni një çikë kodin që të mos na e shkelni më. Kjo është humbje kohe pasi të tërë e kuptojnë se porsa kohë është kjo qeveri, nuk garantohen zgjedhje të lira e të ndershme, thekson Gjinushi.
Ai thotë se komuniteti ndërkombëtar nuk mund të detyrojë opozitën të bashkëpunojë me një qeveri hajdute. Ti thuash BE-së që vetëm për hatër të Shqipërisë na jep statusin kjo nuk është e drejtë, pasi do të ligjërosh këtë situatë, thotë Gjinushi, duke i kërkuar opozitës një qasje më radikale ndaj qeverisë. Të gjitha mjetet që nga shkopinjtë apo gurët janë instrumente normale protestash, që ndodhin edhe në vende perëndimore, tha Gjinushi, i cili deklaroi se në këtë drejtim po na e kalon edhe Afrika Veriore. Humbëm Europën, por po shkojmë drejt Afrikës, po drejt asaj qendrores ama, thotë ai.