Trefishohet shkembimi i mallrave Shqiperi-Kosove
Shkëmbimi i mallrave mes Kosovës dhe Shqipërisë vazhdon të ketë rritje. Gjate këtij tremujori krahasimi me të njëjten periudhë të vitit të kaluar është trefishuar. Në Doganën e Morinit radhët e gjata të kamionëve të tonazheve të ndryshëm presin procedurat e kalimit, ndërsa shprehen se rruga dhe çmimet konkuruese janë disa nga shkaqet e rritjes së shkëmbimeve tregetare me Shqipërine dhe Kosovën.
Por mesa duket kapacitetet e përpunimit të mallrave dhe automjeteve në doganë duhen zgjeruar, pasi një pjesë e drejtuesve të mjeteve thonë se jo gjithçka shkon mirë. Mos funksionimi herë pas here i sistemit elektronik, shkëputja e energjisë elektrike dhe vonesat nga ana proceduriale i ka lënë në pritje me orë të tëra.
Në shkëmbimet tregtare,vend të rëndësishëm po zënë materialet e ndërtimit, kryesisht tulla, çimento dhe hekur. Produket agro-ushqimore janë një tjetër konkurues i mallrave që futen në Kosovë nga kompanitë shqiptare, por tashmë edhe Kosova po zë një vend të rëndësishëm në tregun e Shqipërisë.