A po përfundon epoka Berlusconi?

Pas rezultateve të zgjedhjeve të fundit vendore, Italia duket sikur ka ndërruar fytyrë. Mbizotërimi i padiskutueshëm i koalicionit të qendrës së majtë në shumicën absolute të komunave italiane, duket se ka sjelle një frymë të re në vend, ku po flitet për fundin e periudhës së Berlusconit.
Ne mënyre te veçantë, fitorja e kandidatit te opozitës ne Napoli, ish-prokurori Luigi De Magistris, qe fitoi mbi 65 për qind te votave, interpretohet si një sinjal i qartë i nevojës për një politikë të re.
Ashtu siç sjell një stil te ri politik edhe i majti Giuliano Pisapia, kryebashkiaku i ri i Milanos, qe po te përdorim gjuhen sportive mund te themi se e mundi Berlusconin ne fushën e tij.
Humbja e Milanos, kryeqyteti ekonomik i vendit, vendlindja e kryeministrit dhe djepi i lëvizjes së tij politike, është simboli i disfatës të së djathtës.
Fryt ndoshta i skandaleve te shumta, i krizës ekonomike në vend apo i nevojës se vendit për rinovim.
E tani, ne periudhën qe e ndan nga zgjedhjet politike të vitit 2013, Berlusconi do te punojë për te gjetur ekuilibra te rinj politike dhe aleate te tjerë, përveç Lidhjes se Veriut.