Vapa shton ankthin, si ta eliminojme Sonila Isaku
I nxehti dhe vapa ndikojne negativisht tek personat te cilet kane probleme te shendetit mendor. Ekspozimi ne diell i ketyre personave ben qe 4 deri ne 6 per qind e tyre te shkojne edhe drejt akteve ekstreme, ndaj edhe keshillohet qe kujdesi ne kete periudhe per kete kategori pacientesh te jete me i madh. “Keta te semure jane te grupmoshave te ndryshme dhe dominojne adoleshentet, te cilet vuajne nga probleme te ankthit apo stresit”, thekson Oriola Pampuri specialiste e Shendetit Publik. Sipas saj gjate stines se veres me te shpeshta jane ankthet dhe gjendjet qe kane nje prishe te humorit. Keto manifestohen me shenja te ndryshme duke filluar nga te vjellat, ndryshim te tensionit e deri ne aritmi te zemres. Por, ajo qe mjeket nenvizojne eshte se edhe per keto shqetesime te lehta ka nje ndergjegjesim te popullates per te kryer vizita tek mjeku. Persa i perket shkaktareve sipas bluzave te bardha ato kane te bejne me jeten qe po kalojne sot shqiptaret, por ne raste te tjera ndikon edhe trashegimia. “Shkaktaret kryesore te ketyre semundjeve jane te brendshem dhe te jashtem qe do te thote te trasheguar por edhe te fituar si stresi, lodhja, jeta sedentare, etj”, ka pohuar ekspertja. Sipas mjekeve, faktoret qe ndikoje jane te shumte, nderkohe qe pacientet me te prekur nga keto semundje jane ata qe kane kaluar stres ne pune, pas largimit nga puna apo edhe nga problemet e ndryshme ne familje. Persa i perket shpeshtesise se ketyre semundjeve specialistja thekson se nje person ne 4 familje, kryesisht ne adoleshence, gjate gjithe jetes kalon nje semundje te tille. Kurse tek te rriturit, me problematike jane crregullimet e ankthit dhe depresionit. “Ka disa crregullime psikiatrike si gjendja e ankthit apo depresive qe ne muajt e pare te veres kane pikun e vet, keta jane muajt me i ndjeshem edhe per te shfaqur sjellje suicidale. Faktoret, kryesisht jane biologjike”, -thekson Pampuri. Femrat jane me te rrezikuara te preken nga depresioni. Kjo per vete faktin se jane me te ndjeshme ndaj fenomeneve dhe stresit. Ky fakt eshte pohuar nga mjeket psikiater te cilet pohojne se persa u perket semundjeve te tjera psikike shperndarja eshte thuajse e njejte si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat. Persa u perket simptomave ato fillimisht jane te lehta sa nuk mund te percaktohen si semundje te tilla. Sipas bluzave te bardha, ne 10 per qind te rasteve nuk percaktohet shkaku i semundjes. Me kryesoret jane si pagjumesi, ankth, hipertension, dhe shpesh simptoma te depresionit te pacientet. Nderkohe tek femrat nje nga shkaktaret e ankthit apo te stresit eshte edhe pamundesia ekonomike per te qene e kuruar ne pamjen e jashtme apo edhe kur ato pavaresisht se kane punuar gjate vitit nuk kane mundesi te kryejne pushime.