Vardari, rekorde...edhe jashtë fushës
Vardari nuk është vetëm skuadra që ka fituar më shumë tituj në Maqedoni, sepse tani ai është bërë i famshëm edhe për vendosjen e një rekordi mjaft të veçantë në vendin fqinj. Në asamblenë e aksionerëve të së shtunës, klubi nga Shkupi ka emëruar presidentin e pestë në nëntë muajt e fundit. Kjo rokadë ka sjellë të tjera ndryshime në stafin teknik: sot, kreu i ri pritet të emërojë trajnerin e gjashtë që do të drejtojë Vardarin në këto dhjetë muajt e fundit kalendarikë.