Varet në pemë, vdes 60-vjeçari
Një 60-vjeçar nga fshati Qesarat i Tepelenës është gjendur dje i vetëvarur në kopshtin e shtëpisë nga bashkëshortja. Ali Çela, 60 vjeç, nga lagjja Gërbaj i fshatit Qesarat, pasi ka darkuar me gruan, tre fëmijët e tij dhe nusen e njërit prej djemve emigrant në Greqi ka dalë nga banesa duke munguar për më shumë se 30 minuta. Bashkëshortja e tij, shurdhmemece, ka dalë për të kërkuar të shoqin dhe duke e kërkuar midis pemëve në errësirë ka mundur ta gjejë disa metra larg shtëpisë, të varur në një prej bajameve të kopshtit. Policia ka deklaruar se shkaku që ka çuar burrin drejt vetëflijimit ka qenë depresioni nervor, i krijuar nga sëmundja e së shoqes dhe largimit të fëmijëve në emigracion.
Ndërkohë, depresioni nervor është bërë shkak që një 30-vjeçar nga fshati Velagosht, i Beratit të tentojë t‘i japë fund jetës duke konsumuar një sasi preparati helmues. Fatmirësisht 30-vjeçari Krenar Braushi është dërguar shpejt në spital që t‘i jepet ndihma e parë.