Burg pa afat për ish-policin
Gjykata e Sarandës ka vendosur masën e sigurisë "burg pa afat" për ish-policin sarandjot Selman Lumani. Seanca gjyqësore për marrjen e kësaj mase sigurie është zhvilluar paraditen e së mërkurës, pa praninë e të pandehurit, i cili vazhdon të trajtohet në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Mbrojtja e 56-vjeçarit Lumani është bërë nga avokati Kiço Milo, i cili ka vërejtur shkelje procedurale në kontrollin e banesës së Lumanit, si edhe në prangosjen dhe trajtimin e tij fizik, deri në përcjelljen e pretendimit të familjarëve se ishin policët pa uniformë që e hodhën 56-vjeçarin nga ballkoni. Në fund të seancës, trupi gjykues vendosi ta vlerësojë të ligjshëm arrestimin e Lumanit.