Italia dhuron dy anije kundër ndotjes në det
Qeveria italiane dhuron dy anije të specializuara kundër ndotjes bregdetare. Anija e parë mbërriti paraditen e djeshme në Portin e Durrësit, e imbarkuar në bordin e anijes ushtarake italiane "Caprera". Burime zyrtare nga Delegacioni Italian i Ekspertëve (DIE), me qendër në Tiranë, bënë të ditur se në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura shqiptare dhe duke vlerësuar rëndësinë e ruajtjes e mbrojtjes së mjedisit detar, qeveria italiane financoi blerjen e dy anijeve kundër ndotjes me vlerë 750 000 euro, dhuratë për Brigadën Ushtarake Detare shqiptare.
Burimet shtuan se në këtë mënyrë zgjerohet spektri i bashkëpunimit italo-shqiptar, duke kapërcyer sektorin e ngushtë ushtarak dhe duke siguruar kapacitete operacionale shumë të mira në luftë kundër ndotjes detare, çka do të jetë një nxitje edhe për ruajtjen e ekosistemeve delikate nënujore. Angazhimi financiar italian, i vlerësuar në total rreth 750 000 euro, çoi në ndërtimin e dy anijeve, me gjatësi rreth 16 metra dhe gjerësi 4 metra, të pajisura secila me 2 motorë prej 169 Kë/230HP.
Anijet janë të pajisura me një sistem hidraulik për rikuperimin e materialeve të ngurta që qëndrojnë mbi ujë dhe me një sistem hidraulik me cilindra rrotullues, që ndihmon në mbledhjen dhe spastrimin e hidrokarbureve (SKIMMER). Të njëjtat burime sqarojnë se çdo anije mund të rikuperojë deri në 18m3 mbetje ndotëse të shpërndara në det. Ndërkohë, mësohet se anija e dytë kundër ndotjes do të mbërrijë në Portin e Durrësit brenda pak ditësh.