E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, zjarri rrezikon repartin ushtarak

Një zjarr i papritur për pak sa nuk ka rrezikuar një repart ushtarak në periferi të qytetit të Elbasanit. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, rreth orës 17.30, një kodër me pisha pranë Krastës rreth 3 km larg qytetit të Elbasanit, është përfshirë nga flakët e zjarrit. Mësohet se është dëmtuar një masiv pishash, ndërkohë që flakët kanë rrezikuar seriozisht godinën e repartit ushtarak që ndodhet në këtë kodër, favorizuar edhe nga era. Mbi 30 forca të ushtrisë së këtij reparti janë përpjekur që të shuajnë me mjete rrethanore flakët e zjarrit, ndërkohë që në vendngjarje mbërritën rreth orës 17.45 minuta dy makina zjarrfikëse.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›