E Shtunë, 31 Tetor 2026

Varfëria, 64 vjeçari kishte paralajmëruar flijimin

SHKODËR - Vështirësitë ekonomike dhe gjendja jo e mirë shëndetësore, kanë ndikuar që 64 vjaçari Preng Ndue Ndokaj ti japë fund jetës. Ai është dërguar në urgjencën e spitalit rajonal të Shkodrës rreth orës 14:00 të së martës, ndërsa familjarët kanë konstatuar shqetësimet e tij. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, 64 vjeçari Ndokaj i lindur në Kçirë të Pukës dhe banues në Laç të Vaut të Dejës në Shkodër, nuk ka mundur të mbijetojë.

Sipas mjekëve, vdekja e tij ka ardhur si pasojë e helmimit me fotoksinë. Të njohurit e viktimës, rhone se ai jetonte në vështirësi ekonomike, në banesë me qera, i martuar me një fëmijë dhe ishte edhe i sëmurë. Ai ndihmohej nga bashkëfshatarët e tij për të përballuar jetën e cila ishte shumë e vështirë ndaj shpesh kalonte në gjendje depresive dhe vazhdimisht pinte alkool.

Edhe para dy javësh ai kishte tentuar të vetëhelmohej me helm, por kishte mundur të shpëtonte.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›