Varfëria e çon drejt vetëhelmimit 42 vjeçaren nga Laçi
Laç – Polica e Laçit mori njoftimin se ishte paraqitur në spitalin e qytetit rreth orës 14:00 e helmuar shtetasja Flutura Rrapushi, vjeç 42, banuese ne lagjen Nr. 4 të qytetit Laç, me arsim 4 - klasë, e padënuar, e cila pasi mori ndihmën e para mjekësore në këtë spital u dërgua në Spitalin Ushtarak Tiranë ku dhe ka gjetur vdekjen. Policia ka kryer veprimet procedurale, ku rezulton se kjo shtetase ishte vetëhelmuar, jashtë banesës së saj, për shkak të gjendjes së rëndë ekonomiko-financiare. Po ashtu është bërë vendimi për kryerjen e ekspertimit mjeko-ligjor dhe pritet akti i ekspertimit me mendimin e specialistit përkatës. Materialet do ti dërgohen Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Kurbin për ndjekje te mëtejshme, ndërkohë që vazhdon puna për përcaktimin e plote të rrethanave e fakteve në lidhje me këtë ngjarje.
17 Tetor 2008