Prindërit-komandues, duan të qëndrojnë më shumë me fëmijët dhe më pak me njëri-tjetrin
Ka prindër që ndahen, ka të tjerë
që qëndrojnë bashkë vetëm për
hir të fëmijëve dhe të tjerë që
dëshirojnë të komandojnë, pra
bëjnë gjithçka për të qëndruar më shumë
me fëmijët e tyre, por që nuk arrijnë ta
bëjnë duke qenë bashkë, ndaj kanë vendosur
të gjejnë një zgjidhje: ti shoqëroi në
stërvitjen e basketbollit dhe vallëzimit,
unë i ndjek teksa bëjnë detyrat; t‘i shoqëroi
për të takuar miqtë të shtunën mbrëma,
unë i nxjerr për drekë të dielën. Kështu
prindërit mund të kalojnë më shumë
kohë me fëmijët dhe të takohen më rrallë
me njëri-tjetrin: ajo që mund të jetë problem
për prindërit, është edhe për fëmijët,
të cilët mësohen të takojnë më shpesh
njërin nga prindërit, sesa të dy bashkë.
"Prindërit-komandues" cilësohen si
një fenomen që e ka prejardhjen nga Britania
e Madhe, ose më saktë në "shoqërinë
më amerikane" të Evropës, e cila
zakonisht është e para që provon tendencën
e ardhur nga përtej oqeanit dhe
ia transmeton më pas kontinentit tonë.
Zhvillimi është pjesë e një raporti të quajtur:
"Families in Britain", administruar nga
qeveria laburiste që drejtohet prej Gordon
Brown. Stafeta, tregon studimi, është rezultati
i karrierave, të cilave u duheshin
përkushtuar gjithnjë e më shumë, dhe
orareve të zgjatura të punës, një situatë
që do të përkeqësohet edhe më tepër për
shkak të krizës ekonomike që ka përfshirë
edhe Mbretërinë e Bashkuar. Prindërit
modernë, tregon raporti, ndjejnë nevojën
për t‘iu qëndruar më pranë fëmijëve dhe
t‘u ofrojnë atyre jo thjesht shoqëri apo
pamjen e një të lodhuri. Ato momente
bashkë duhet të jenë të mrekullueshme,
të mbushura me lojëra, argëtim, biseda,
dialog, komunikim nga të dyja palët. Fatkeqësisht,
jeta e ditëve të sotme, ku pjesa
më e madhe e prindërve punojnë me kohë
të plotë, i ndërlikon gjërat. Të arrish një
marrëdhënie të shkëlqyer me fëmijët,
është më e vështirë kur prindërit nuk janë
të ndarë. Kështu, nëna dhe babai kanë
bërë një zgjedhje tjetër. Fëmijët mbeten
vetëm me njërin nga prindërit në momentet
më të rëndësishme, ndërkohë që pa e
kuptuar nëna dhe babai fillojnë të bëjnë
një jetë të divorcuarish.
Por gjithsesi nuk ndodh gjithmonë
kështu. Raporti tregon që një në katër çifte
prindërish ka pranuar se e ka shkurtuar me
dëshirë orarin e punës në dhjetë vitet e
fundit, për të kaluar më shumë kohë me
fëmijët. Ashtu si në Britaninë e Madhe,
edhe në vendet e tjera evropiane "familja
model" nuk ekziston. Ka prindër të divorcuar,
baballarë të vetmuar, nëna shumë të
reja, prindër adoptues, familje të ndara, të
përziera dhe gjyshërit që në 68 për qind të
rasteve (sidomos ata të nënës), kanë lidhje
të ngushta e takohen me nipërit e tyre. Kjo
është diçka shumë e mirë. "Është shenjë e
mirë e familjes moderne, por e keqe e asaj
tradicionale". Quajeni si të dëshironi, ose
lëreni edhe pa emër, por mos harroni që në
fund të fundit bëhet fjalë për familjen.
UNICEF: Fëmijët janë më të lumtur në kopsht, sesa në familje
Fëmijët e vendeve të pa
sura po rriten gjithnjë e
më shumë jashtë shtëpisë.
Këtë e konfirmoi një studim
i UNICEF-it. Sipas këtij
raporti, pjesa më e madhe
e këtij brezi, rreth 80 për
qind, që po rritet në vendet
e zhvilluara ekonomikisht, e
kalon pjesën më të madhe
të fëmijërisë jashtë familjes.
Fëmijët nga 3 deri në 6 vjeç
frekuentojnë vende me shërbime
edukative, asistencë.
Për ata që janë nën moshën
3 vjeç, përqindja arrin nga 25
deri në 50, në shtetet e
OSBE-së. Në dhjetë vitet e
fundit, në shumë vende ka
filluar të regjistrohet një rritje
e madhe e fëmijëve nën
moshën një vjeç, të cilët e
kalojnë fëmijërinë jashtë shtëpisë.
Ndryshime që
pjesërisht pasqyrojnë
mundësitë e reja të punës
për femrat, por edhe nevojat
e reja. Familja është më e
varfër, sepse për shkak të
pamjaftueshmërisë ekomomike,
femrave u duhet të rikthehen
në punë menjëherë
sapo të lindin. Duke u bazuar
te vlerësimet e ekspertëve
universitarë dhe qeverisjes,
"Repord Card 8" propozon
dhjetë pika referimi për të
monitoruar progresin në shërbimet
edukative dhe kujdesin
ndaj të vegjëlve në shtetet e
OSBE-së. Vetëm Suedia i
përmbush të dhjetë parametrat,
duke u ndjekur pas nga
Danimarka, Finlanda, Franca
dhe Norvegjia.