Sumo. doping dhe vrasje, kështu bie një mit
Tre mundës japonezë
sumoje, nga 150 kilo
gramë secili, janë
dënuar për vrasjen e
një kolegut të tyre 17-vjeçar një
vit më parë, i cili gjeti vdekjen për
shkak të goditjeve të marra. Mbi
trupin gjigand të djaloshit 17-
vjeçar dukeshin të nxirat. Ishte
rrahur me shkop bejsbolli dhe
çarë me shishe birre. Shoqata
prestigjioze e sumos, që është e
shenjtë në Japoni, përhapi
lajmin që djaloshi humbi jetën
nga një infarkt i papritur. Skandali
duhej shmangur në të gjitha
mënyrat, sepse, pas ndeshjeve të
"trukuara" dhe konsumimit të
substancave narkotike nga disa
mundës, do të vihej në rrezik
sporti që japonezët e konsiderojnë
si ekskluzivitetin e tyre
dhe më të vjetrin në botë, ndeshja
e gjigantëve, e sumove dema.
Kështu, agjencia e funeraleve,
për të mos ia treguar kufomën e
masakruar familjarëve, e ka djegur
menjëherë atë. Babai i djalit
ka bërë padinë dhe para pak
ditësh Gjykata e Nagojas ka
dhënë verdiktin përfundimtar,
duke shpallur fajtorë tre
mundësit e rinj, përkatësisht 20-
vjeçarë. Djemtë janë dënuar secili
me tre vjet heqje lirie. Sipas
gjykatësit, ata meritonin 5 vjet
heqje lirie, por dënimi është ulur
pasi u janë bindur urdhrave të
trajnerit, i cili gjithmonë e ka
mbështetur skuadrën. Tani
pritet procesi për detyrën e Junichi
Yamamoto-s, trajnerit, që do
të zhvillohet në prill të 2009-ës.
Edhe pse të gjithë fajtorët morën
dënimin e tyre, në botën e sumos
gjërat nuk janë më si më parë.
Sporti i preferuar i japonezëve, i
cili lidhet me shumë rituale antike
dhe nuk krahasohet me disiplinat
e tjera, është zhytur në terr.
Disa vite më parë ky lloj sporti
ndalohej të praktikohej nga
njerëzit e tjerë. Pra, kishin të
drejtë ta praktikonin vetëm
japonezët.
Origjina e këtij sporti antik
nuk dihet me saktësi, nëse vjen
nga Kina apo Koreja, edhe pse
është zhvilluar më shumë në
Japoni, ku cilësohet si sport kombëtar.
Sumo është një ndeshje
me dy mundës, të cilët përballen
së bashku për të nxjerrë jashtë
zonës së luftimit (dohyo) kundërshtarin.
Mundësit renditen sipas
një liste të zakonshme që quhet
bazuke, ku merret parasysh aftësia
dhe forca, jo pesha. Karakteristikë
e luftëtarëve të sumos është
veshja (perizoma), një copë e
madhe e lidhur në mes. Para çdo
ndeshjeje, "rikishi", marrin nga
një grusht kripë dhe e hedhin në
vendin e luftimit. E bëjnë që t‘u
sjellë fat.
Mungesa e "zanatit" autokton
e detyroi federatën e sumos të
pranonte njerëz nga kombet e
tjera, një mundës nga Havana,
që u bë kampion i vendit e së
fundmi disa rusë trupmëdhenj,
shumë të padisiplinuar, që sipas
shtypit vendas janë më të fortë
se japonezët (këtë veti ua ka
dhënë natyra). Dy muaj më parë,
dy sumo rusë, që mbajnë emra
japonezë, u kapën duke pirë
marijuanë dhe si pasojë skandali
solli dorëheqjen e Kitanoumi
Toshimitsu-t, presidentit të Federatës
japoneze të Sumos, si dhe
një prej kampionëve të të gjitha
kohërave, i cili, duke u frymëzuar
nga traditat e vendit, mori të
gjitha përgjegjësitë për sjelljen e
pahijshme të dy rusëve. Dy sumot
rusë, për shkak të nderit që
karakterizonte disiplinën e
vjetër, duhej të ishin shembulli
konkret i moralit dhe ndershmërisë,
por disa javë më parë një
tjetër skandal i madh përfshiu
superyllin Asashoryu, kampionin
e famshëm të pagëzuar me
emrin "Drago Blu" (Dragoi Blu).
Ai refuzoi një turne, duke u justifikuar
se ishte sëmurë, ndërkohë
që u shfaq në televizor duke luajtur
futboll në vendlindjen e tij,
Mongoli.
Për fundosjen e sumos, federata
fajësoi të huajt. Një komentator
i gazetës "Yomiuri" theksoi
se tre të rinjtë që u dënuan për
vdekjen makabër të djaloshin 17-
vjeçar nuk kanë gjak japonezi.
Atëherë, ku qëndron problemi?
Ndoshta te rënia e një
sporti që nuk arrin të ecë me të
njëjtin hap me maninë e palestrave.
Të rinjtë preferojnë të
jenë të tonifikuar, ndjekin dieta
hiperkalorike, konsumojnë kornflekse,
zarzavate, fruta, mish
industrial. Sot nuk është privilegj
të jesh i shëndoshë në një
vend ku gjithë njerëzit janë të
dobët. Është vërtet tragjedi të
jesh shumë i shëndoshë, ku të
gjitha vajzat, ose pothuajse,
janë shumë të dobëta. Nuk ka
shumë rëndësi nëse sumot
bëhen kampionë dhe fitojnë
shuma të majme. Gratë nuk i
duan më dhe për këtë arsye ata
sillen nëpër Tokio si gorilla, duke
ecur me këmbë të hapura, sepse
kofshët e tyre janë aq të shëndosha,
sa është e pamundur të
bashkohen me njëra-tjetrën.
Kjo është edhe një nga arsyet që
i thyejnë rregullat dhe mundohen
të gjejnë paqe te lëndët
narkotike.
sumoje, nga 150 kilo
gramë secili, janë
dënuar për vrasjen e
një kolegut të tyre 17-vjeçar një
vit më parë, i cili gjeti vdekjen për
shkak të goditjeve të marra. Mbi
trupin gjigand të djaloshit 17-
vjeçar dukeshin të nxirat. Ishte
rrahur me shkop bejsbolli dhe
çarë me shishe birre. Shoqata
prestigjioze e sumos, që është e
shenjtë në Japoni, përhapi
lajmin që djaloshi humbi jetën
nga një infarkt i papritur. Skandali
duhej shmangur në të gjitha
mënyrat, sepse, pas ndeshjeve të
"trukuara" dhe konsumimit të
substancave narkotike nga disa
mundës, do të vihej në rrezik
sporti që japonezët e konsiderojnë
si ekskluzivitetin e tyre
dhe më të vjetrin në botë, ndeshja
e gjigantëve, e sumove dema.
Kështu, agjencia e funeraleve,
për të mos ia treguar kufomën e
masakruar familjarëve, e ka djegur
menjëherë atë. Babai i djalit
ka bërë padinë dhe para pak
ditësh Gjykata e Nagojas ka
dhënë verdiktin përfundimtar,
duke shpallur fajtorë tre
mundësit e rinj, përkatësisht 20-
vjeçarë. Djemtë janë dënuar secili
me tre vjet heqje lirie. Sipas
gjykatësit, ata meritonin 5 vjet
heqje lirie, por dënimi është ulur
pasi u janë bindur urdhrave të
trajnerit, i cili gjithmonë e ka
mbështetur skuadrën. Tani
pritet procesi për detyrën e Junichi
Yamamoto-s, trajnerit, që do
të zhvillohet në prill të 2009-ës.
Edhe pse të gjithë fajtorët morën
dënimin e tyre, në botën e sumos
gjërat nuk janë më si më parë.
Sporti i preferuar i japonezëve, i
cili lidhet me shumë rituale antike
dhe nuk krahasohet me disiplinat
e tjera, është zhytur në terr.
Disa vite më parë ky lloj sporti
ndalohej të praktikohej nga
njerëzit e tjerë. Pra, kishin të
drejtë ta praktikonin vetëm
japonezët.
Origjina e këtij sporti antik
nuk dihet me saktësi, nëse vjen
nga Kina apo Koreja, edhe pse
është zhvilluar më shumë në
Japoni, ku cilësohet si sport kombëtar.
Sumo është një ndeshje
me dy mundës, të cilët përballen
së bashku për të nxjerrë jashtë
zonës së luftimit (dohyo) kundërshtarin.
Mundësit renditen sipas
një liste të zakonshme që quhet
bazuke, ku merret parasysh aftësia
dhe forca, jo pesha. Karakteristikë
e luftëtarëve të sumos është
veshja (perizoma), një copë e
madhe e lidhur në mes. Para çdo
ndeshjeje, "rikishi", marrin nga
një grusht kripë dhe e hedhin në
vendin e luftimit. E bëjnë që t‘u
sjellë fat.
Mungesa e "zanatit" autokton
e detyroi federatën e sumos të
pranonte njerëz nga kombet e
tjera, një mundës nga Havana,
që u bë kampion i vendit e së
fundmi disa rusë trupmëdhenj,
shumë të padisiplinuar, që sipas
shtypit vendas janë më të fortë
se japonezët (këtë veti ua ka
dhënë natyra). Dy muaj më parë,
dy sumo rusë, që mbajnë emra
japonezë, u kapën duke pirë
marijuanë dhe si pasojë skandali
solli dorëheqjen e Kitanoumi
Toshimitsu-t, presidentit të Federatës
japoneze të Sumos, si dhe
një prej kampionëve të të gjitha
kohërave, i cili, duke u frymëzuar
nga traditat e vendit, mori të
gjitha përgjegjësitë për sjelljen e
pahijshme të dy rusëve. Dy sumot
rusë, për shkak të nderit që
karakterizonte disiplinën e
vjetër, duhej të ishin shembulli
konkret i moralit dhe ndershmërisë,
por disa javë më parë një
tjetër skandal i madh përfshiu
superyllin Asashoryu, kampionin
e famshëm të pagëzuar me
emrin "Drago Blu" (Dragoi Blu).
Ai refuzoi një turne, duke u justifikuar
se ishte sëmurë, ndërkohë
që u shfaq në televizor duke luajtur
futboll në vendlindjen e tij,
Mongoli.
Për fundosjen e sumos, federata
fajësoi të huajt. Një komentator
i gazetës "Yomiuri" theksoi
se tre të rinjtë që u dënuan për
vdekjen makabër të djaloshin 17-
vjeçar nuk kanë gjak japonezi.
Atëherë, ku qëndron problemi?
Ndoshta te rënia e një
sporti që nuk arrin të ecë me të
njëjtin hap me maninë e palestrave.
Të rinjtë preferojnë të
jenë të tonifikuar, ndjekin dieta
hiperkalorike, konsumojnë kornflekse,
zarzavate, fruta, mish
industrial. Sot nuk është privilegj
të jesh i shëndoshë në një
vend ku gjithë njerëzit janë të
dobët. Është vërtet tragjedi të
jesh shumë i shëndoshë, ku të
gjitha vajzat, ose pothuajse,
janë shumë të dobëta. Nuk ka
shumë rëndësi nëse sumot
bëhen kampionë dhe fitojnë
shuma të majme. Gratë nuk i
duan më dhe për këtë arsye ata
sillen nëpër Tokio si gorilla, duke
ecur me këmbë të hapura, sepse
kofshët e tyre janë aq të shëndosha,
sa është e pamundur të
bashkohen me njëra-tjetrën.
Kjo është edhe një nga arsyet që
i thyejnë rregullat dhe mundohen
të gjejnë paqe te lëndët
narkotike.