Aftësia e kufizuar, Duro marrëveshje me prefektin e Shkodrës
24/12/2008 Zbatimi i strategjisë do të monitorohet nga një bord i ri pranë prefekturave
Personat me aftësi të kufizuara në vend do të kenë tashmë një strategji kombëtare me anë të cilës jo vetëm do të bëhet identifikimi i tyre, por edhe respektimi e zbatimi i të drejtave që duhet të gëzojë kjo kategori. Gjatë ditës së djeshme, kreu i Ministrisë së Punës, Anastas Duro, ka firmosur me kreun e Prefekturës së Shkodrës, Maxhid Cungu, një marrëveshje bashkëpunimi për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuara. Njëkohësisht të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe nëndrejtori i Përgjithshëm i USAID-it, John Brannaman, përfaqësues të njësive vendore të Qarkut, të OJF-ve që ofrojnë shërbime për këtë kategori, persona me aftësi të kufizuara. Nënshkruesit kanë pohuar se kjo marrëveshje do të shërbejë si nxitje për të krijuar lehtësirat e mundshme për ngritjen e kapaciteteve të gjithë aktorëve pjesëmarrës, informimin efektiv të specialistëve dhe pikat e kontaktit, si dhe informimin e subjekteve të interesuara për realizimin e objektivave të Strategjisë. “Ministria e Punës dhe institucionet e saj, kanë rolin kryesor në hartimin e politikave dhe kontrollin e zbatimit të këtyre detyrimeve, por janë njësitë vendore ato që kanë përgjegjësi për realizimin në terren të këtyre politikave dhe programeve, përgjegjësi që lidhen me kujdesin social dhe shëndetësor të personave me aftësi të kufizuara, punësimin dhe formimin profesional, strehimin dhe arsimin, kulturën dhe sportin, mjedisin dhe transportin, informimin dhe pjesëmarrjen e tyre në jetën publike”, - ka pohuar ministri Duro. Ndryshimet më të fundit të bëra për trajtimin e kësaj kategorie tregojnë se janë bërë përmirësime të rëndësishme ligjore, si: përgatitja e projektligjit të ri për “Statusin e PAK mendore, fizike dhe shqisore”, duke plotësuar një boshllëk për këto grupe sociale; ndryshimi i Ligjit “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, i cili i hap rrugë zhvendosjes së vlerësimit të PAK nga modeli mjekësor drejt modelit social-mjekësor; shkallëzimi i pagesës së aftësisë së kufizuar në varësi të moshës, gjendjes, rëndesës, situatës social-ekonomike dhe integrimin në jetën sociale, etj. Sipas prefektit, nënshkrimi i marrëveshjes, që parashikon edhe ngritjen e një strukture të re, Bordit Ndërveprues pranë Prefekturës, do të ndihmojë në zbatimin dhe monitorimin e Strategjisë dhe Planit të saj të Veprimit. Brenda një kohe të shkurtër është parashikuar që ngritja e kësaj strukture të bëhet në të gjitha rrethet e vendit. Ndërsa drejtori i Përgjithshëm i Politikave në Ministrinë e Punës, Gjergji Leka, ka pohuar se “Prefektura e Shkodrës u përzgjodh për nënshkrimin e një marrëveshjeje të tillë jo vetëm sepse është një nga më të mëdhatë dhe më të rëndësishmet në vend, por më së pari, për shkak të marrëdhënieve shumë të mira ndërinstitucionale të konsoliduara tashmë dhe të cilat do të garantojnë edhe suksesin e zbatimit të marrëveshjes nga strukturat përkatëse”.
Pagesat
Aktualisht është bërë dhe ndryshimi i Ligjit “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, i cili i hap rrugë vlerësimit të aftësisë së kufizuar nga modeli mjekësor drejt modelit social-mjekësor, ku pagesa jepet në varësi të moshës, gjendjes, rëndesës, situatës social-ekonomike e integrimit në jetën sociale.
Bordi
Nënshkrimi i marrëveshjes parashikon edhe ngritjen e një strukture të re, Bordit Ndërveprues pranë Prefekturës, që do të ndihmojë në zbatimin dhe monitorimin e Strategjisë dhe Planit të saj të Veprimit. Kjo strukturë brenda një kohe të shkurtër do të ngrihet pranë të gjitha prefekturave në rrethe.