E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vargu:Anëtarët e larguar nga LSI-ja, të blerë nga Rama

Anëtari i Komitetit Drejtues të LSI-së,Petrit Vargu i ftuar në Ora News duke iu referuar mitingut të djeshëm të LSI-së tha se mitingu ia arriti më së miri qëllimin e yij, pasi ky miting ishte vazhdim i një standardi që LSI ka pasur që nga 15 marsi i 2008-ës, pra "Berisha Ik". Ne patëm dallim mes mitingut me PS-në. "Për ne ishte largimi i Berishës si e keqja e këtij vendi, ndërsa PS-ja e kishe menduar mitingun si një përkujtim dhe kaq,e kishe konceptuar mitingun si një Natë të Bardhë", thaVargu.
Largimet nga radhë e LSI-së të anoncuara nga media, Vargu i cilësoi thjesht "një përdorim të këtyre mediave nga Rama. Ai tha se "Sot në fakt anëtarësia e LSI-së në Tiranë është në nivelin e anëtarësisë më të madhe që PS-ja ka pasur së bashku me aleatët.Sa i përket fushatës së LSI-së, Vargu bëri me dije se kryetari Meta ka nisur të bëjë listat. "Për ne është një garë e hapur dhe secili nga ne e di ku do të kandidojë. Anëtarët që janë në fund të listave dhe që blihen nga Rama janë ata që janë larguar nga LSI-ja", nënvizoi Vargu. Sipas tij sondazhet e realizuara nga Zogbi nuk janë reale. "Janë truke të shëmtuara që nëpërmjet televizioneve të shëmtuara u serviren njerëzve", tha ai. Sipas Vargut partia G99, nuk ekziston, ndaj nuk mund të mbahen raporte me kryetarin e saj. Sa i përket buxhetit të Tiranës, si anëtar i Këshillit Bashkiak,Vargu tha se faji i bllokimit të tij, është i kryuebashkiakut Edi Rama. "Ne kemi kërkuar thjesht transparencën e investimeve, ndaj është e pakuptueshme mos bërja e buxhetit",tha ai. Petrit Vargu deklaroi se kryebashkiaku Rama duhet të bëjë edhe transparencën e buxhetit 2008. "Ne jemi gati për një mbledhje të radhës së Këshillit Bashkiak në momentin që ai bën transparent buxhetin",shtoi anëtari i Këshillit Bashkiak.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›