Varret e 4 policëve, vizitohen çdo ditë nga dhjetëra persona
Por çdo ditë ditë te varret e katër punonjësve të policisë vendosen lule nga të afërmit e tyre, miqtë dhe shokët në shenjë kujtimi. Edhe pse ditën e sotme nuk ka asnjë njeri pranë varreve të tyre, lulet e freskëta e tregojnë se çdo ditë, çdo mëngjes policët vizitohen nga të afërm. Ndërkohë që kurorat që janë vendosur kanë mbishkrimet nga më të ndryshmet. Që nga familja, të afërmit, mitqë shokët, kolegët e punës e deri të personalitete të larta të vendit. Çdo kurorë, çdo tufë më lule ka mbishkrimin dhe fjalët nga më të ndierat për punonjësit e policisë të cilët gjetën vdekjen gjatë arrestimti të Dritan Dajtit në qytetin e Durrësit. E ndërsa tashmë ata janë cilësura si heronj, "Dëshmorë të Atdheut", prokuroria vazhdon me intesitet hetimet për të dënuar autorin e vrasjes së policëve.