E Diel, 1 Nëntor 2026

Vëllai takon Dritan Dajtin/ Prokuroria i jep leje, por s'lejon futjen e ushqimeve

Dritan Dajti ka pritur ditën e hënë në dhomën e spitalit të burgut vëllanë e tij. Me një urdhër të dhënë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda vëllai i të shumëkërkuarit ka dashur që të fusë në dhomën ku qëndron Dajti përveç rrobave edhe ushqim. Por nëse të parat janë lejuar që t'ia japë të vëllait, ushqimi nuk është lejuar. Burime nga spitali i burgut bënë të ditur se vëllit të Dajtit i është lejuar ta takojë dhe t'i japë rrobat, ndëra ushqimin jo. Ndërkohë të njëjtat burime pohojnë se gjendja shëndetësore e Dritan Dajtit është shumë e mirë. Edhe pse në trupin e tij ka ende dy plumba një në kolonën vertebrale dhe një në këmbë ato nuk i rrezikojnë jetën të shumëkërkuarit, ndërkohë nuk përjashtohet mundësia që brenda pak ditësh Dritan Dajti, personazhi i tragjedisë së Durrësit ku humbën jetën 4 policët, të lërë dhomën e spitalit të burgut në të cilën ndodhet prej 10 ditësh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›