Trezeguet, drejt Francës

Nga Express më 26 korrik 2011 në ora 19:01
Ish-sulmuesi i Francës David Trezeguet është i gatshëm të kthehet në vendlindjen e tij, pas largimit nga klubi spanjoll, Hercules.
33-vjeçari braktisi Herculesin, pas rënies në Secunda Divisionit dhe dëshiron të kthehet në Ligue 1 për arsye familjare.
“Kam biseduar me familjen. Përfundimi është se ka ardhur koha të kthehem në Francë”, tha Trezeguet për L’Equipe. Ish-sulmuesi i Monacos dhe Juventusit shtoi: “Me rëndësi është të gjej një klub që ka rëndësi për mua”.