Kur muzika sherben per te sheruar te semuret
Jane te njohura efektet pozitive te muzikes per personat qe vuajne nga semundje te ndryshme, madje kjo eshte konkluduar shpeshhere nga studime shkencore. Pacientet neper spitale dhe qendrat e tjera te kurimit, duke qene se jane te pamundur per te ndjekur muzike neper koncerte, do te kene mundesi te plotesojne kerkesat e tyre muzikore nga nje organizate jofitimprurese. Muzikantet ne telefon, quhet organizata bamirese, e cila qe prej vitit 1999 kur eshte krijuar, ka organizuar performanca muzikore, te drejtperdrejta ose te regjistruara, per plot 125 mije paciente. "njerezit e shtruar neper spitale jane me te vertete te lenduar, pervecse fizikisht, edhe nga pikepamja emocionale, ndaj nese ne mund te bejme dicka per ta, kjo do te thote shume", shprehet per Reuters kompozitori dhe muzikanti Michael Bacon. Ky i fundit, se bashku me vellane dhe njekohesisht aktorin, Kevin Bacon, mundesuan nje koncert ne Nee York's Hard Rock Cafe, me qellim qe te mundesonin ngritjen e fondeve per kete projekt bamiresie. "Muzikantet ne telefon" sigurojne dhome me dhome spitali performanca, qofte nga muzikante lokale, ashtu edhe nga personazhe te njohur ne rang kombetar, si psh., John Mayer, Gavin DeGrae, Avril Lavigne and Kelly Roeland. "Eshte shume e thjeshte, por ndihmon per te inkurajuar ne nje force pozitive qe te rimekemb nga semundja", thote ne lidhje me kete sipermarrje kengetari James Taylor, i cili ishte pjese e performances ne koncertin e te martes. Taylor, fitues i nje cmimi Grammy, qe per me teper ka luftuar kunder depresionit dhe varesise nga droga, e kupton me se miri rendesine e muzikes ne procesin e rimekembjes. "Jam i sigurt qe ka shpetuar jeten time. E di qe kjo do te thote krijim te nje lidhjeje shpirterore, midis zemres dhe shpirtit", deklaroi ai ne koncert. Sipas tij, muzika te fut ne nje vend me te mire dhe te ndergjegjeson per dashurine e botes dhe te mirat e ekzistences. Koncerti ishte vetem njeri nga seria e koncerteve qe Michael dhe Kevin, se bashku me bendin e tyre "Backon Brothers", jane duke organizuar, ne kuader te promovimit te albumit te tyre me te ri muzikor. Ndersa shkruaj dhe aktroj, kam kete lloj sfide me veten, te ndihmoj te tjeret me performancen time, pasi aktrimi dhe muzika jane te ngjashme", perfundoi Kevin Backon.