Kujdes! Virusi sulmon nepermes Gtalk
Me ane te sherbimit te kompanise Google per komunikim te castit, Gtalk, po shperndahet nje virus i cili mundet qe seriozisht te cenoje intimitetin e perdoruesve. Virusi shperndahet me dergimin e porosise 'Hey check out this video! http://tinyurl.com/xyz'. Porosia zakonisht vjen prej perdoruesve qe i njohim prandaj shumekush, e madje edhe njerezit e avancuar ne perdorimin e kompjuterit jane mashtruar dhe kane vizituar adresen e dhene. Deri ne kete moment s'ka asgje te keqe, por ne adresen e dhene kerkohet nga perdoruesi qe te shkruaje emrin dhe fjalekalimin per t'iu vene ne sherbim Google Talk, gjoja per te pare video materialin e permendur. Supozohet se tanime eshte gjetur dhe fajtori per perpunimin e ketij virusi, i quajtur Hoan Ton-That dhe qe jeton ne San Francisko. Ende nuk dihet se cfare pasojash e presin.