E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia: Si u rrezikua jeta e 4 teknikeve te "Vodafone Albania"

SHKODER- Kater tekniket e "Vodafone Albania" u nxoren nga thellesite e malesise se Mides ne Puke mengjesin e djeshem pas nderhyrjes se forcave te shpetimit dhe angazhimit te fadromave. Policia e Shkodres ka dhene dje hollesi mbi ngjarjen e se merkures, ku kater personat rrezikuan jeten nen acar dhe bore, ndersa perpiqeshin te riparonin antenat celulare dhe dy prej tyre perfunduan ne spital. Burime zyrtare shpjeguan se ndihma eshte kerkuar pasditen e se merkures ne sallen operative nga vete tekniket, qe gjendeshin ne malin e Mides, ne lartesine mbi 1600 metra. Komisariati i Pukes dhe autoritetet vendore vune ne levizje forcat dhe mjetet borepastruese. "Megjithe perpjekjet e bera nga ana jone, arritja ne kohe te shpejte, ishte e veshtire, pasi ne disa segmente te rruges trashesia e debores ishte 1,5 metra", tha dje policia. As helikopteret nuk bene dot te mundur nxjerrjen nga rreziku per shkak te eres se forte. Policia ka mbajtur kontakt te vazhdueshem telefonik me Angjelin Gera, Arben Ndoci, Nazmi Hila dhe Pjerin Voci, me banim ne Fushe Arre. Vetem pas mesnate kane mberritur forcat policore te kryesuara nga shefi i komisariatit Puke, Gjin Lesi. Tekniket kane rrefyer se jane perballur me veshtiresi per jeten, ndersa u eshte dhene ndihma e menjehershme. Dy prej tyre, Gera dhe Voci, jane derguar ne spital, ku gjenden jashte rrezikut per jeten.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›