E Diel, 1 Nëntor 2026

Britania e Madhe jep mbështetje të fortë për perspektivën europiane të vendit tonë

Ambasadorja britanike takon Kryeministrin Berisha dhe ministrat e kabinetit të ri qeveritar

"Mbretëria e Bashkuar do të japë një mbështjetje të fortë për perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe programin e reformave që do sigurojnë të ardhmen evropiane të vendit", konfirmoi Ambasadorja britanike në Tiranë, Fiona McIlëham, në një takim me Kryeministrin Sali Berisha dhe anëtarët e kabinetit të ri qeveritar. Sipas zyrës së shtypit pranë Ambasadës Britanike në Tiranë, edhe në mesazhin e urimit për Kryeministrin Sali Berisha, Kryeministri Gordon Broën nënvizon se “ky është një moment jetik për Shqipërinë, si shteti më i ri anëtar i NATO-s dhe kërkues për statusin e vendit kanditat në BE. Do jetë me rëndësi që qeveria juaj e re të demonstrojë menjëherë angazhimin për programin gjithë-përfshirës të Shqipërisë dhe shpresoj se qeveria juaj do kryesojë përpjekjet për përfshirjen e të gjitha palëve dhe partive politike në dialogun politik dhe veprimet për stimulimin e reformave", thuhet në mesazhin e Kryeministrit Broën. Kryeministri Gordon Broën theksoi gjithashtu se “reforma e gjyqësorit dhe progresi i qëndrueshëm në luftën kundër korrupsionit janë tanimë përparësi urgjente nëse Shqipëria kërkon të përmbushë standartet evropiane". "Shpresoj të kemi progres real në të dy fushat", tha ai. Në njoftimin për shtyp të Ambasadës Britanike në Tiranë theksohet gjithashtu se "ministrat britanikë kanë nënvizuar bashkëpunimin e fortë ekzistues në luftën kundër krimit të organizuar dhe reformën e gjyqësorit, si fusha ku ata shpresojnë të shohin vemendje të shtuar". Në këtë drejtim, Ambasada veçon mesazhin e Sekretarit të Jashtëm, David Miliband drejtuar Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ilir Meta ku nënvizohet "roli ndihmues dhe konstruktiv i Shqipërisë në mbarë rajonin e Ballkanit Perendimor, sidomos në Kosovë".

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›