E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili: Cilësia e shërbimeve lë për të dëshiruar

Megjithëse shëndetësia shqiptare tashmë e ka kaluar fazën e emergjencës dhe është futur në atë të reformimit dhe zhvillimit të programuar të saj, duhet pranuar se cilësia e shërbimeve shëndetësore të ofruara nga institucionet tona, lë akoma për të dëshiruar. Kjo ka qenë deklarata e ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili, gjatë konferencës kirurgjikale mbajtur dje në Tiranë. "Duke vlerësuar realisht gjendjen e mjekësisë shqiptare, Ministria e Shëndetësisë dhe gjithë strukturat shëndetësore të saj, janë duke punuar në drejtim të procesit të përcaktimit dhe monitorimit të standardeve në shërbimin shëndetësor, akreditimit të institucioneve, licencimit dhe certifikimit të punonjësve të shëndetësisë, edukimit në vazhdim të tyre, hallka këto mjaft përcaktuese në përmirësimin e cilësisë së shërbimit shëndetësor", tha ministri Vasili.

Sipas tij, cilësia e kënaqshme e shërbimit është një ndër indikatorët kryesorë që përcakton nivelin e shërbimit shëndetësor të një vendi, ku përmirësimi i vazhdueshëm i cilësisë, ka qenë ndër synimet kryesore të Ministrisë së Shëndetësisë në këto vite.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›