Vidhet një lap-top, danezët mbyllin ambasadën pa afat
Vjedhja e një kompjuteri lap-top në ambasadën daneze ka bërë që trupi diplomatik të pezullojë punën. Ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme, ndërkohë që policia ka nisur punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje kriminale. Informacioni është dhënë dje në polici nga përfaqësues të ambasadës, të cilët kanë deklaruar se e kishin konstatuar vjedhjen kur kishin filluar punë. Sipas të dhënave nga policia, punonjësit e ambasadës kishin vënë re thyerjen e një dere dhe kanë parë që mungonte një lap-top. Nga kjo situatë, ata kanë kërkuar ndihmën e policisë, që ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj. Sipas të dhënave hetimore, vjedhja është realizuar në orët e para të mëngjesit nëpërmjet thyerjes së derës te zyrat në rrugën "Nikolla Tupe". Aty është marrë një kompjuter portativ dhe ende nuk dihet nëse mungon gjë tjetër. Për këtë, punonjësit e ambasadës po bëjnë një bilanc për gjërat që u mungojnë. Nga ana tjetër, policia e kryeqytetit ka ngritur dy pista hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorit. Një nga këto pista është ajo e vjedhjes nga persona që kishin dijeni në lidhje me veprimtarinë e ambasadës daneze në Shqipëri se kur mund të ndodheshin në punë dhe në vendet e caktuara, ndërsa pista tjetër ka të bëjë me dyshimet për vjedhje brenda stafit. Megjithatë, deri në orët e vona të mbrëmjes nuk ka pasur një informacion zyrtar për ndonjë person konkret të dyshuar për këtë ngjarje.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e ambasadës daneze kanë vendosur mbylljen e saj për një kohë të pacaktuar. Nëpërmjet një njoftimi zyrtar për shtyp, ambasada e Suedisë, duke i ardhur në ndihmë diplomatëve të Danimarkës, ka njoftuar se "për shkak të një grabitjeje që ka ndodhur brenda ambasadës daneze në Tiranë, duam t‘ju informojmë që ambasada daneze do të jetë e mbyllur deri në një njoftim tjetër". Kështu, ambasada ka njoftuar se nuk do të kryejë asnjë veprim deri në një njoftim të dytë. Nuk dihet pse është marrë kjo masë ekstreme e ambasadës, por nga të dhënat e mbledhura mësohet se policia ende po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes që çoi ambasadën në mbylljen e përkohshme të punës. Vjedhja brenda një ambasade është rast i rrallë në Tiranë dhe policia deklaron se ka vite që nuk kanë ndodhur vepra penale të tilla brenda objekteve diplomatike, që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri.