Vasili: Farmakovigjilenca do jetë pjesë e sistemit shëndetësor
TIRANE- Ministria e Shëndetësisë organizoi sot konferencën e parë të farmakovigjilencës shqiptare me temë “Sistemi i farmakovigjilencës, roli dhe rëndësia në sigurinë e barnave”.
Gjatë fjalës përshëndetëse, Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili njoftoi për ngritjen e një institucioni kombëtar të ndjekjes së farmakovigjilencës dhe u shpreh se cdo profesionist u shëndetit tashmë do të jetë i detyruar të raportojë me ligj mbi sjelljen e barnave në raport me pacientin.
“Farmakovigjilenca do të ketë institucionin e saj kombëtar të ndjekjes, do të ketë mundësi që nëpërmjet tij të mobilizohet një sistem i tërë profesionistësh, qytetarësh. Pra një grup i madh nejrzish do të jetë në funksion të atij informacioni të domosdoshëm i cili bën që të përvijohet më së fundi cdo lloj gjëjë që mund të ndodhi në treg. Farmakovigjilenca nuk ka të bëjë thjesht dhe vetëm me cilësinë e barnave, por me qënë se bota e barnave është shumë e larmishme na duhet patjetër të evidentojmë sjelljet e këtyre barnave ” u shpreh ministri.
Në fund të fjalës së tij Vasili shprehu falenderimet në emër të qeverisë shqiptare për Ambasadën dhe qeverinë italiane të cilat falë Koperacionit Italian ëpr Zhvillim bënë të mundur konkretizimin me sukses të një tjetër bashkëpunimi dypalësh.
(e.n/News24/BalkanWeb)