E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasmusen: Dyert e NATO-s, të hapura për Bosnjën

SARAJEVE- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen dhe ambasadorët e Këshillit Veriatlantik thanë në takimin me udhëheqësit se dyert e NATO-s mbeten të hapura për Bosnjën e Hercegovinën.

Ai i bëri këto komente në konferencën për shtyp në Sarajevë pas takimit me kryetarin e kryesisë së BeH, Haris Silajxhic.

Vizita realizohet një muaj para takimit ministror të NATO-s në Estoni, në të cilin përsëri do të shqyrtohet aplikimi i BeH për t'u pranuar në Planin Aksional për Anëtarësim.

Rasmusen e përshëndeti progresin e arritur në reformat në fushën e mbrojtjes, plotësimin e kushteve për liberalizimin e vizave me BE-në dhe kontributin e Bosnjë e Hercegovinës në operacionet e ISAF-it.

Rasmusen shtoi se për NATO-n ka rëndësi të madhe funksionaliteti i shtetit, i cili mund të veprojë si një entitet.
(e.n/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›