E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Na mbeshtet Berisha

"Te vegjlit" pohojne se kane marre sinjale pozitive nga Kryeministri Sali Berisha, sa i takon reformes zgjedhore. Madje, perfaqesues te ketyre partive shkojne deri aty sa shprehen te bindur se tashme kreu i ekzekutivit do te prishe marreveshjen me kryetarin e PS-se, Edi Rama, duke dhene mbeshtetjen e tij ndaj propozimeve te ardhura nga partite e vogla parlamentare, lidhur me reformen zgjedhore. Nje fakt i tille u be dje i ditur per gazeten "Koha Jone", nga deputeti i Levizjes Socialiste per Integrim, Spartak Braho, i cili eshte dhe nje nga anetaret e komisionit te posacem per reformen zgjedhore. Ne kete menyre, referuar pikerisht situates bllokuese, ne te cilen eshte perfshire puna per kete reforme, Braho beri me dije se tashme pritet kthimi i Kryeministrit Sali Berisha nga vizita zyrtare ne Hungari, per t'i dhene fund debatit mbi reformen zgjedhore.
"Berisha do te mbeshtese propozimet e 10 partive te vogla per reformen zgjedhore. Bisedimet do te zhvillohen menjehere pas kthimit te tij nga vizita ne Hungari", deklaroi Braho. Madje, vete Kryeministri Berisha ne deklarimin e tij me te fundit, lidhur me reformen zgjedhore, u shfaq i gatshem te njihet dhe te diskutoje me te gjitha propozimet, duke dhene sinjale te qarta per nje ndryshim te kursit te deritanishem mbi kete ceshtje. Kesisoj, kampi blu, i gjendur perballe trysnise se aleateve te tij, do te ndalet per te degjuar me me vemendje propozimet e tyre. Pare ne kete kendveshtrim, ka gjasa qe Partia Socialiste te mbetet e vetme ne qendrimin e saj per reformen zgjedhore, e konkretisht per propozimin e saj per nje sistem spanjoll, si dhe konkurrimin e kandidateve me lista te mbyllura.
Ne marreveshjen e perbashket per reformen zgjedhore, 10 partite parlamentare propozojne nje sistem proporcional te personalizuar, i cli duhet te miratohet ne Kuvend brenda muajit mars, i cili eshte nje sistem zgjedhor kushtetues i permiresuar, me qellim shmangien e fenomenit "Dushk". Gjithashtu, "te vegjlit" kerkojne votim me nje vote te unifikuar, me nje raund dhe tavan te hapur, lista te hapura dhe me prag elektoral 2,5 per qind, pasi, sipas tyre, kjo ben qe cdo parti te marre saktesisht ate qe i jep populli. Gjithashtu, sipas kesaj marreveshjeje, do te kundershtohet cdo sistemi tjeter, i cili nuk perputhet me realitetin e jetes politike shqiptare dhe do te kundershtohet cdo sistem, i cili deformon voten e elektoratit tip "dushk" apo i cdolloj tipi tjeter. Te gjitha partite nenshkruese te kesaj deklarate te perbashket i bene thirrje dhe dy partive te tjera qe te bashkepunojne per reformen zgjedhore, por bashkepunimi do te jete vetem ne rruge institucionale jo me kulisa, ne rruge institucionale ne komisionin per reformen zgjedhore dhe me pas ne Kuvend. Sipas kesaj marreveshjeje, keto parti do te jene ne lidhje te vazhdueshme, do te informojne dhe do te kerkojne ndihme dhe bashkepunim nga institucionet nderkombetare, te BE-se te NATO dhe te OSBE/ODHIR. Zyrat e OSBE e kane marre kete draft. Nderkohe qe, nga ana tjeter, keto parti paten paralajmeruar dhe pershkallezimet ne rast se nuk do te pranohen propozimet e tyre, duke shkuar deri aty sa te kerkojne dhe referendum.
Deri me tani, dy partite kryesore ne vend jane shprehur te palekundura ne qendrimin e tyre, lidhur me reformen zgjedhore. Per Partine Socialiste, sistemi aktual eshte nje sistem i padiskutueshem me, pasi ajo propozon nje sistemi proporcional rajonal dhe kalimin nga zona me lista nje-emerore ne zona me lista shume-emerore. Me ane te ketij propozimi, socialistet synojne shmangien e mundesive per transferimin, tjetersimin e votes, apo abuzimin me voten e shqiptareve. Nderkohe qe Partine Demokratike te pranohet sistemi aktual i zgjedhjeve apo nje sistem i afert me te, do te thote te lejohet fenomeni i "Dushkut" dhe manovrat e tjera elektorale. Por qe, ne fund ajo eshte shprehur e gatshme per te pranuar cdolloj sistemi zgjedhor qe do te propozoje opozita. Megjithate, aktualisht, nuk ka asgje konkrete per pergatitjen e reformes zgjedhore, vec deklaratave dhe qendrimeve te partive te vogla nga njera ane dhe te dy partive te medha ne anen tjeter.
Berisha
Kryeministri Sali Berisha do te jape mbeshtetjen ndaj propozimeve te ardhura nga partite e vogla parlamentare, lidhur me pergatitjen e reformes zgjedhore. Madje, pritet kthimi i tij ne vend qe te mundesohet nje here e mire mbyllja e debatit per kete ceshtje. Nderkohe qe pak dite me pare, kreu i ekzekutivit la te hapur diskutimet mbi reformen zgjedhore, duke mos dhene ne kete menyre nje qendrim konkret, sikurse ishim mesuar te degjonim me pare, ne deklaratat e ardhura nga kampi blu per mbeshtetje te palekundur ndaj propozimeve te PS-se.
Kodheli
"Eshte vertet per te ardhur keq, qe zoti Iir Meta perdor edhe shpifjen, per te justifikuar levizjen e tij, levizje kjo thellesisht personale dhe ne dem te se majtes. Nuk ka pasur asnje takim Rama-Berisha, ka vetem nje qendrim te Partise Socialiste, lidhur me problemin zgjedhor dhe zgjedhjet e lira dhe demokratike ne Shqiperi, qendrim ky i hapur dhe publik, i cili eshte shume larg asaj se si z. Meta kerkon ta paraqese kete qendrim, si nje pazar. Ajo c'ka ne duam t'i themi z. Meta sot eshte se kjo eshte nje kohe e re, kohe te cilen nuk mund ta ndali asnje ndroqizim i politikes"

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›