Topi: PD-PS, te degjohen te vegjlit
Fatjona Mejdini
Presidenti i Republikes, Bamir Topi, kerkoi dje nga forcat politike qe t'i japin fund debatit per reformen zgjedhore, e te dalin me nje variant. Duke permendur se realizimi i reformes eshte nje detyrim e premtim qe Shqiperia duhet ta realizoje per anetaresimin ne NATO, kreu i shtetit inkurajoi nisjen e dialogut mes partive. "Une besoj qe partite politike do ta gjejne gjuhen e tyre, nuk besoj qe klima perjashtuese, apo hedhja ne treg e permasave te partive do te zgjidhe problemin. Te gjitha partite duhet te degjohen dhe pastaj, duhet te pranohet edhe vullneti i pergjithshem", tha Presidenti. Topi u shpreh kunder realizimit te reformes vetem nga dy partite e medha politike, PD-PS. Ai theksoi se eshte e rendesishme qe te merren ne konsiderate te gjitha partite edhe ato jashte Parlamentit. Indirekt, kreu i shtetit u beri thirrje forcave te medha politike qe te ulen se bashku me partite e tjera dhe te diskutojne e gjejne zgjidhje per reformen. Pa lene jashte dhe ato parti qe nuk jane ne Parlament. "Une natyrisht qe ne cdo moment do te inkurajoja dialogun midis partive, pa marre parasysh permasat e formacioneve politike, por natyrisht pa e keqkuptuar debatin. Mendoj qe te gjitha partite duhet te degjohen dhe pastaj, tek e fundit, duhet te pranohet edhe vullneti i pergjithshem", tha Topi.
Debati
Debati per reformen zgjedhore ka trazuar edhe diten e djeshme politiken shqiptare. Zerat e perfaqesuesve te partive te vogla parlamentare vazhdojne te perserisin kerkesen e tyre per t'u perfshire ne diskutimet per sistemin zgjedhor. Nga ana tjeter partite e medha nuk po japin sinjale te qarta zgjidhjeje, por po vazhdojne te ruajne largesine e krijuar tashme mes tyre dhe te vegjelve. Insistimi i partive te vogla te djathta per mbledhjen e tryezes se perbashket te koalicionit ka nxjerr krye edhe diten e djeshme. Deputeti i Partise Demokrate te Re, Tritan Shehu, ka kerkuar mbledhjen e menjehershme te tryezes se partive te djathta, per te vendosur aty edhe sistemin zgjedhore qe e djathta e bashkuar do te propozoje. Kjo kerkese tashme eshte artikuluar nga te gjithe perfaqesuesit e partive te koalicionit qeverise, duke u pare si rruga e vetme qe do te coje ne gjetjen e kompromisit per reformen zgjedhore. Ne debatin e dites per reformen zgjedhore, ajo qe karakterizon te gjithe kreret e partive te vogla parlamentare eshte pakenaqesia e tyre kundrejt menyres se si po funksionin komisioni i posacem parlamentar i ngritur per kete qellim. Kjo pakenaqesi eshte drejtuar ne menyre te pergjithshme ne faktin se komisioni nuk po sjell rezultate konkrete per reformen dhe ne menyre te vecante ne kritika per drejtimin qe perfaqesuesi i PD-se, Ilir Rusmali dhe ai i PS-se, Kastriot Islami, po i bejne ketij komisioni. Kulmi i shprehjes se pakenaqesise arriti dy dite me pare, kur perfaqesuesit e partive te vogla zhvilluan nje mbledhje te ketij komisioni pa thirrur ne te bashkekryetaret e tij, Rusmalin dhe Islamin.