E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleatet: Berisha, largo Rusmalin

Aleatet e Partise Demokratike ne qeverisje i kane kerkuar Kryeministrit Berisha largimin kryetarit demokrat ne Komisionin e posacem per Reformen Zgjedhore, Ilir Rusmalit. Keshtu, burime nga aleatet e PD-se konfirmojne per "Koha Jone" se kerkojne largimin e Rusmalit nga drejtimi i komisionit dhe zevendesimin e tij me nje tjeter deputet te PD-se. Ne takimet informale qe kreu i qeverise, Berisha, ka zhvilluar me kreun e Partise Republikane, Fatmir Mediu, kryetarin e demokristianeve, Nard Ndoka dhe perfaqesues te partive aleate, mesohet se i eshte kerkuar qe ne menyre urgjente largimi i Ilir Rusmalit nga komisioni per reformen zgjedhore. Nje nga argumentet qe eshte perdorur per kete kerkese mesohet se eshte fakti qe komisioni i posacem per reformen zgjedhore nuk ka avancuar ne punen e tij dhe madje deri tani ai nuk ka prodhuar asnje zgjidhje per reformen zgjedhore. Por nga aleatet ne takimet informale me Berishen nuk kane munguar as hipotezat se ish-ministri i Drejtesise, Ilir Rusmali, po bashkepunon ngushte me opoziten per te zgjedhur nje sistem qe favorizon partite e majta. Perkunder kerkesave per largimin e Rusmalit nga drejtimi i komisionit, aleatet i kane kerkuar Kryeministrit Berisha dhe mbledhjen urgjente te tryezes se partive te djathta parlamentare per te vendosur aty dhe cili do te jete sistemi zgjedhor qe te djathtet do te propozojne.
F.Mejdini

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›