Milo: Rama te mbledhe urgjent tryezen, ndal carjes
"Ne emer te PDS, i bej thirrje publike, miqesore Edi Rames, qe te mos degjoje zerat e sirenave te percarjes te se majtes, qe do ta mbajne larg te majtes se re dhe politikes se re dhe do te donin edhe per 4 vjet shqiptaret qe duan te shohin largimin e kesaj qeverie". Ky ka qene mesazhi i percjelle dje nga kryetari i PDS-se, Paskal Milo, per lidershipin e PS-se, Edi Rama. Po keshtu, gjate nje deklarate per shtyp, Milo i beri thirrje kryetarit Rama qe "te mbledhe urgjentisht tryezen e partive opozitare, per te diskutuar e per te vendosur nje taktike te perbashket per ndryshimet kushtetuese dhe elektorale". Nderkaq, ndalur ne qendrimin e PDS-se lidhur me amendamentet e PS-se, Milo theksoi se "ne propozojme nje korrigjim ne amendamentet e propozuara nga PS, vendosjen e sistemit proporcional por jo rajonal, por proporcional klasik. Kjo i shmang shqetesimet parimore qe ka ngritur PS dhe rinderton urat e prishura te besimit tek e majta qe jane shkaterruar nga mosmarreveshjet per reformen zgjedhore". Gjithashtu, PDS, sipas tij, i kerkon PS-se qe te mos marre mbi vete pergjegjesine e bashkepunimit me PD per nje ceshtje kaq madhore, e vetme edhe pa aleatet e saj te natyrshem. "Te jesh i vendosur per te cuar nje projekt deri ne fund, sic u shpreh edhe zoti Rama, nuk do te thote se ke te drejte. Drejtesia eshte nje proces verifikimi ne praktike e ne kohen e zgjedhjeve", vuri ne dukje Milo, duke terhequr dhe njehere tjeter vemendjen e lidershipit roze, lidhur me reformen zgjedhore. O.Xhilaga
"Rama, ndaluni mos gaboni"
"Zoti Rama ndaluni pa qene vone! Eshte nje thirrje qe ju vjen nga nje parti aleate qe ndofta nuk e keni dashur e vleresuar, por qe ju ka dashur e respektuar. Per te gabuar eshte lehte, per te korrigjuar eshte e veshtire!". Kjo ishte thirrja e kreut te PDS-se, Paskal Milom per kreun e PS-se, Edi Rama.
"Rama, ndaluni mos gaboni"
"Zoti Rama ndaluni pa qene vone! Eshte nje thirrje qe ju vjen nga nje parti aleate qe ndofta nuk e keni dashur e vleresuar, por qe ju ka dashur e respektuar. Per te gabuar eshte lehte, per te korrigjuar eshte e veshtire!". Kjo ishte thirrja e kreut te PDS-se, Paskal Milom per kreun e PS-se, Edi Rama.