Spahiu i KLD: Të Ndryshohet Kodi Procedurës Penale
Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ka vënë theksin sërish në zvarritjen pa fund të proceseve gjyqësore. Kreshnik Spahiu propozon ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale.
TIRANE- “Bandat kriminale nuk mund të diktojne proceset penale”. Kjo ka qenë deklarata e ashpër e nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu gjatë konferencës me krerët e Gjykatave të Shkallës së Parë në rrethe dhe ato të Apelit në vend. Spahiu ka deklaruar se një drejtësi e vonuar është në fakt një drejtësi e munguar, duke u përqëndruar kështu në zvarritjen pa fund të proceseve gjyqësore.
Nënkryetari i KLD-së ka theksuar se përgjegjësia për këtë cështje bie mbi gjyqtarët, por shpeshherë shkak për këtë janë edhe procedurat ligjore.
Pikërisht për këtë arye Spahiu ka kërkuar ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, ndërsa ka vënë theksin në një bashkëpunim më të forte mes ministrisë së Drejtësisë dhe Gjykatës së Lartë. Mbledhja e sotme ka patur në qendër të saj riorganizimin e sistemit gjyqësor gjë që nënkupton lëvizje të dhjetra gjyqtarëve
(s.g/BalkanWeb)