Kritiket e Rames: Kryesia socialiste te mblidhet urgjent
Arben Malaj dhe Ben Blushi, koordinojne qendrimin e tyre duke kerkuar mbledhjen urgjente te Kryesise se Partise Socialiste. Vetem pak dite para zhvillimit te Kongresit te Jashtezakonshem te selise roze, kritikuesit e Edi Rames sebashku me mbeshtetesit e tyre kane firmosur nje kerkese per mbledhjen e kryesise se socialisteve. Anetare te Kryesise dhe sekretare te kesaj partie, kerkojne qe mbledhja te behet perpara zhvillimit te Kongresit. Kerkesat kryesore kane te bejne me organizimin dhe zhvillimin transparent te Kongresit te dites se shtune dhe formatimit dhe zgjedhjes se drejtuesve te Grupit Parlamentar. Kjo gje eshte bere e ditur vetem paraditen e djeshme, ku ne zyren e informacionit te Partise Socialiste kane mberritur dy kerkesa, te cilat u cilesuan si dicka urgjente nga dorezuesi. Keto dy kerkesa i drejtoheshin sekretarit per Ceshtjet Ligjore ne seline roze, Fatmir Xhafaj dhe kryetarit ne detyre te Partise Socialiste, Edi Rama. Me gjithe nxitimin e kerkuar, dy zarfet kane ndjekur proceduren zyrtare, duke u protokolluar ne zyrat e selise roze, per te ndjekur me pas rrugen ligjore. Ben Blushi, Arben Malaj, Kastriot Islami, Andis Harasani, Sajmira Pino, Eva Allushi, Mimoza Hafizi dhe Edlira Haxhiymeri, jane firmetaret e kerkeses. "Ne zbatim te nenit 27 te statutit, sipas te cilit "Kryesia e PSSH mblidhet jo me rralle se nje here ne muaj", ne kushtet kur Kryesia e PSSH nuk eshte mbledhur per nje kohe te gjate pas zgjedhjeve te 28 qershorit, ne prag te Kongresit te Jashtezakonshem, si dhe ne kushtet kur mandati i kryetarit te PSSH eshte nderprere, e vleresojme te nevojshme thirrjen e Kryesise", thuhet ne kerkesen e firmosur nga tete anetaret e Kryesise. Nderkaq thirrja eshte e motivuar per diskutimin e 5 ceshtjeve te rendesishme. Meqenese jemi ne prag te hapjes se sesionit te ri te Kuvendit te Shqiperise, kerkohet thirrja dhe organizimi i Grupit Parlamentar, ku perfshihet dhe zgjedhja e kryetarit te grupit dhe nenkryetaret. Nje tjeter ceshtjet e cila eshte teper e diskutueshme ne media dhe ne PS, i perket ndryshimet te statutit. Me qene se ne rendin e dites se mbledhjes te Kongresit nuk eshte parashikuar nje gje e tille, ndryshimet ne Statutin e Partise Socialiste, eshte nje tjeter pike qe do te diskutohet ne mbledhjen e kryesise. "Pergatitja dhe Administrimi i Kongresit, garantimi i transparences gjate dites se Kongresit dhe diskutime per organizimin dhe mbarevajtjen e procesit te zgjedhjes se Kryetarit te PSSH", jane kerkesat e tete firmetareve per mbledhjen e Kryesise. Kastriot Islami dhe Andis Harasani jane anetare Kryesie por pa te drejte vote, meqenese jane pjese e sekretariatit ekzekutiv te PS-se.
Kerkese per mbledhjen e Kryesise se PS
Ne zbatim te nenit 27 te statutit sipas te cilit "Kryesia e PSSH mblidhet jo me rralle se nje here ne muaj", ne kushtet kur Kryesia e PSSH nuk eshte mbledhur per nje kohe te gjate pas zgjedhjeve te 28 qershorit, ne prag te Kongresit te Jashtezakonshem, si dhe ne kushtet kur mandate I kryetarit te PSSH eshte nderprere, e vleresojme te nevojshme thirrjen e Kryesise per te diskutuar keto ceshtje:
1. Thirrjen dhe organizimin e Grupit Parlamentar ne prag te hapjes se sesionit te ri te Kuvendit te Shqiperise.
2. Perfshirjen ne rendin e dites se Kongresit te disa ndryshimeve ne Statutin e PSSH,
3. Pergatitjen dhe Administrimin e Kongresit.
4. Garantimin e transparences gjate dites se Kongresit.
5. Diskutime per organizimin dhe mbarevajtjen e procesit te zgjedhjes se Kryetarit te PSSH.
Anetaret e Kryesise dhe sekretariatit:
Ben Blushi
Ben Malaj
Kastriot Islami
Andis Harasani
Sajmira Pino
Eva Allushi
Mimoza Hafizi
Edlira Haxhiymeri