E Diel, 1 Nëntor 2026

Vasili: Qeveria, ndihmë mjekësore personave të dhunuar



Edhe dikasteri i shëndetësisë do të jetë pjesë e luftës kundër dhunës në familje. Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, i pranishëm dje në konferencën kombëtare me temë "Ne mund të ndalojmë dhunën në familje", ku kanë marrë pjesë Kryeministri Sali Berisha dhe anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar, ka pohuar se tashmë në qendrat shëndetësore do të ketë një shërbim të veçantë për personat e dhunuar. Vasili theksoi se dhuna në familje ka kosto edhe në shpenzimet e kujdesit shëndetësor shqiptar, veçanërisht theksoi ai në repartet e aksidenteve, shërbimet e emergjencës, kujdesit shëndetësor parësor dhe shërbimet e kujdesit të nënës dhe fëmijës dhe shërbimet e shëndetit mendor. Ministri i Shëndetësisë e quajti një sfidë të rëndësisë së veçantë çrrënjosjen e fenomenit të dhunës në familje dhe për të arritur këtë, - Vasili tha se, - prioritare duhet të jenë politikat dhe ndërhyrjet që bëjnë të mundur që punonjësit e kujdesit shëndetësor t’u përgjigjen të gjitha nevojave të viktimave të dhunës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›