E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukës, arrestohet i kërkuari nga SHBA, për trafikim njerëzish

KUKËS- Arrestohet Hektor Kelmendi, i shumëkërkuari nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për trafikim të qenieve njerëzore.

Burime të policisë kufitare të Kukësit bëjnë me dije se ndalimi i 53-vjecarit është kryer sot rreth orës 16:00, ndërsa ai tentonte të hynte në Shqipëri pas kontrollit të dokumenteve të tij në sistemin TIMS, ku është konstatuar se ishte person shumë i kërkuar nga nga Shërbimet e Emigracionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,

Hektor Kelmendi rezultonte prej kohësh në listën e zezë e 5 personave më të kërkuar nga zyra e Emigracionit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kelemendi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Washington, pasi mbi të rëndojnë një sërë akuzash për kryerjen e krimeve shumë të rënda si organizim të emigracionit ilegal, plagosje me pasojë vdekjen, gjymtim dhe vrasje, si dhe organizim të trafikut të qenieve njerëzore.

Materialet procedurale për arrestimin, me qëllim ekstradimi të këtij shtetasi i kanë kaluar Prokurorisë së Përgjithshme për ndjekje të mëtejshme.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›