Dita kombëtare e jetimëve, Ksera: fëmijët prioritet
TIRANE- 20 maji dita kombëtare e jetimëve është përkujtuar sot në një aktivitet të organizuar nga ministria e Punës në shtëpinë e foshnjës “Hana dhe Rozafa” në Tiranë. Merrnin pjesë këtu ministri i Punës, Spiro Ksera dhe presidentja e organizatës “Fëmijët shqiptarë” zonja Liri Berisha. Ksera u shpreh se “fëmijët janë jo vetëm në qendër të sistemit të përkujdesit social por përbëjnë prioritet madhor të programit social të qeverisë dhe politikat aktive të ministrisë së punës”
Duke folur për institucionalizimin e këtyre fëmijëve Ksera tha se këto institucione nuk janë forma më e mirë e shërbimit dhe sfidë është që sa më pak fëmijë të jenë në këto institucione aq më mirë është për shtetin dhe shoqërinë.
Zonja Berisha vlerësoi politikat që u vijnë në ndihmë fëmijëve dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me ministrinë e Punës. Aktiviteti vazhdoi më tej me një koncert artistik.
(m.a/News24/BalkanWeb)