Legalizimi, PD "fuqizon" Memine
Rozeta Rapushi
Kuvendi i shton kompetencat Agjencise se Legalizimit te Zonave Informale (ALUIZNI) ne kete proces. Me shumice votash, Komisioni parlamentar i Ligjeve, miratoi dje nismen e deputeteve demokrate per ndryshimin e ligjit te legalizimeve, duket reduktuar kompetencat e pushtetit vendor. Vendim qe ka sjelle nje perplasje te forte mes opozites socialiste dhe mazhorances se djathte, per shkak te pretendimit se jane shtuar serish dhe ne kundershtim me Kushtetuesen, kompetencat e ALUIZNI-t ne kurriz te pushtetit vendor. Me konkretisht, sipas propozimeve te demokrateve, ne rast se zyrat e urbanistikes dhe keshillat e qarqeve, nuk dorezojne brenda afateve, dokumentet qe vertetojne aplikimet per legalizimin e ndertimeve pa leje, kjo kompetence i kalon ALUIZNI-t. Detyre qe ne fakt aktualisht e ka pushteti vendor. Kaq mjaftoi qe deputetet e opozites, te rebelohen serish ne akuzat se mazhoranca ne pushtet, po tenton me cdo menyre qe te cenoje pushtetin vendor dhe t'i jape liri te plote, Shaban Memise, qe drejton ALUIZNI-n. "Nuk e di nese jeni ne dijeni te faktit, se Gjykata Kushtetuese vendosi qe planifikimi urban dhe menaxhimi i tokes, jane kompetenca qe i takojne ekskluzivisht pushtetit vendor. A jeni konsultuar ju me nje vendim te Kushtetueses, se jeni ne kundershtim te plote me te", u shpreh deputeti socialist, Pandeli Majko. Por sipas kreut te komisionit Ilir Rusmali, vendimi i kushtetuese, nuk ka lidhje me ndryshimin ligjor qe propozon mazhoranca. Ndryshim qe sipas tij, eshte vetem ne sherbim te mos bllokimit te procesit te legalizimit te ndertimeve pa leje apo shkaktimit te vonesave ne te. "Projektligji i propozuar, ben fjale per procesin e legalizimit, jo te administrimit te territorit qe eshte kompetence e pushtetit vendor", u shpreh Rusmali. Per kete arsye sipas tij, arsyetimi qe jep opozita se shkelet vendimi i Gjykates Kushtetuese, nuk eshte i drejte. Por sipas socialistit Besnik Dervishi, nisma te tilla behen nga mazhoranca me shpejtesi per te mbyllur ne menyre politike, nje nga premtimet e tjera te deshtuara, sic eshte dhe procesi i legalizimit. Gjykata Kushtetuese, disa muaj me pare, nuk pranoi qe t'i zgjerohen kompetencat ALUIZNI-t, duke ju hequr pushtetit vendor. Sipas kesaj gjykate, ato duhet te jene mire te ndara. Vendimi u dha, pasi Partia Socialiste u ankua mbi ndryshimet ligjore qe propozoi mazhoranca. Pavaresisht kundershtimeve te bera nga deputetet e majte, shumica e komisionit miratoi ndryshimet e bera. Duke i dhene keshtu te drejten ALUIZNI-t, te marre ne dore menaxhimin e aplikimeve te bera nga personat qe kerkojne te legalizojne ndertimet pa leje, ne rast se pushteti vendor nuk e kryen kete detyre brenda afateve te percaktuara. Debatet do te zhvillohen tashme ne seance plenare, ku kaloi per votim projekti i Partise Demokratike. Socialistet deklaruan voten e tyre kunder kesaj nisme, dhe gjate diskutimeve ne seance.
Ndryshimi
Nje grup deputetesh demokrate propozojne ndryshime ne ligjin e legalizimeve. Sipas tyre, ne rast se zyrat e urbanistikes dhe keshillat e qarqeve, nuk dorezojne brenda afateve, dokumentet qe vertetojne aplikimet per legalizimin e ndertimeve pa leje, kjo kompetence i takon ALUIZNIT.