AMC, 2 milionë abonentë
AMC feston me 2 milionë abonentët e vet, të cilët kanë vlerësuar tarifat më të mira, shërbimin më cilësor dhe mbulimin më të mirë me sinjal që ofron kompania. Festa bëhet më e bukur me sa më shumë njerëz, ndaj dhe arritja e 2 milionë abonentëve është arsye për të festuar. AMC ofron 50% më shumë benefite për të gjitha ofertat ekzistuese, për të festuar bashkë me abonentët. Abonentët biznes apo individualë që bëhen abonentë të AMC Unlimited 4000, përfitojnë 50% më shumë minuta, SMS dhe internet për tre muaj. Të gjithë abonentët AMC KARTA dhe ALBA KARTA përfitojnë 60 minuta për telefonatat kombëtare dhe komunikim të lirë me 4 numra AMC të përzgjedhur. Mjafton të hyjnë në AMC Easy ose të dërgojnë SMS në numrin 15152 me tekst 40 dhe 4 numrat e përzgjedhur AMC, vetëm 600 lekë, me TVSH. 50% benefite më shumë përfitojnë edhe abonentët Whats Up, komuniteti më i madh në vend. 3000 minuta, internet dhe mesazhe Zlango falas për dy javë. Mjafton të hyjnë në AMC Easy ose të dërgojnë SMS me tekst 2000 në numrin 15152 dhe blejnë ofertën për 500 lekë, me TVSH. Të gjitha aktivizimet e reja të AMC Wireless Connect përfitojnë internet falas për nëntë muaj. AMC Wireless Connect mund të blihet në dyqanet AMC vetëm për 9900 lekë (me TVSH), pa kontratë, pa garanci, pa pajtim mujor.