E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te perndjekurit, pakenaqesi per vendimin e "Venecias"

Fatjona Mejdini

Vetem nje dite e kane mbajtur brenda perbrenda ish-te perndjekurit, vendimin e Venecias per antikushtetutshmerine e ligjit te Dosjeve, duke shperthyer diten e djeshme dhe duke kujtuar se ata qe kane marre kete vendim nuk e dine se cfare eshte puna e detyruar ne minierat e rrethuara me tela me gjemba dhe kampet e punes. Keshtu, perfaqesuesit e ish-te perndjekurve politike shprehen te pakenaqur nga qendrimi i Komisionit te Venecias, i cili e konsideron si te pajtueshem me Kushtetuten ligjin e hapjes se Dosjve per funksionaret e larte, qe sherbejne ne administraten publike dhe gjyqesor. Kryetari i Institutit te ish te perndjekurve, Simon Mirakaj deklaroi dje per gazeten "Koha Jone", se qendrimi i komisionit te Venecias, per ligjin e Lustracionit, nuk perputhet me realitetin ne vend dhe per kete arsye sjell pakenaqesi ne radhet e ish-te perndjekurve politike. "Ata qe kane dhene vendimin, kane jetuar ne Venecia mes gondolave. Per kete arsye e kane te veshtire te kuptojne realitetin shqiptar, pergjate kohes se komunizmit, kur ne ishim te detyruar te punonim mes telave me gjemba dhe ne minierat dhe kampet e punes, kudo ne Shqiperi", deklaroi dje Mirakaj, ne lidhje me qendrimin e dhene nga ekspertet e Komisionit te Venecias. Por sipas kreut te Institutit te ish te perndjekurve, ende kjo shtrese e popullsise, pret qe permes nje ligji, te ndalet perfshirja ne Parlament, emerimi ne administrate dhe ne gjyqesor te personave te cilet jane te perfshire ne pozicione te tilla, gjate periudhes komuniste. Ndonese Mirakaj thekson se ligji aktual i Lustrimit eshte i nje forme te bute, perseri sipas tij duhen gjetur klauzolat e duhura ligjore, per ta bere ate te perputhshem me kerkesat e institucioneve vendase dhe huaja. "Mendoj se ekspertet duhet te rimblidhen te diskutojne per te gjetur nje menyre per ta bere sa me te pranueshem kete ligj, te domosdoshem per shoqerine shqiptare", rekomandon perfaqesuesi i ish-te perndjekurve politike. Sipas tij, ne kete proces duhet te perfshihen edhe perfaqesues te opozites. Mirakaj thekson se vetem ne kete menyre i jepet nje goditje emerimit dhe qendrimit ne detyre, te personave te cilet kane abuzuar me te perndjekurit, gjate periudhes komuniste. Sipas Mirakajt, kjo do te sherbeje per brezin e ardhshem, per te kuptuar te vertetat e hidhura te sistemit komunist, i cili perreth 45 vjet drejtoi vendin. "Shpresoj qe qeveria te bashkepunoje me opoziten per te gjetur nje zgjidhje ne lidhje me kete nisme. Eshte e rendesishme te kuptohet se mosdenimi i komunizmit, eshte nje e keqe e perbashket", theksoi Mirakaj. Nderkohe shoqatat e tjera te ish-te perndjekurve i tremben alibise qe mund te perdore politika per te mos hapur dosjet, duke u mbeshtetur edhe ne vendimin e Komisionit te Venecias. Madje sipas tyre hartimi me shpejtesi i ligjit edhe para dates se zgjedhjeve kete ka patur si qellim. Ne keto kushte kerkesa e te perndjekurve politike eshte e qarte. Komisioni i Venecias dha mendimin e tij per kete ligj pas kerkeses se Gjykates Kushtetuese. Nga ana e saj Gjykata Kushtetuese e kishte nisur shqyrtimin e kesaj nisme pas kerkeses se Partise Socialiste, e cila e konsideroi si antikushtetues kete nisme ne 28 nene, menjehere pas ndertimit te ketij drafti nga ana e qeverise. Perfaqesuesit e opozites votuan kunder kesaj nisme ne parlament dhe drafti u votua vetem me 74 votat e opozites.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›