E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili, shefave të shërbimeve: Masa për fundvitin

Ministri i Shendetesise, Petrit Vasili

TIRANË- Bluzat e bardha do të jenë në gatishmëri të plotë për çdo urgjencë shëndetësore gjatë festave të fundvitit. Në një mbledhje me shefat e shërbimeve, kreu i Shëndetësisë, Petrit Vasili ka kërkuar nga mjekët gatishmëri të plotë si për ndonjë fluks të mundshëm gjatë fundvitit, po ashtu edhe për virozët e stinës, si pasojë edhe e temperaturave të ulëta. Ai kërkoi marrjen e masave, duke apeluar për vëmendje të veçantë ndaj të sëmurëve kronikë.

“Të sëmurët kronikë të mos largojnë vëmendjen nga shëndeti i tyre. Kujdesi duhet të jetë i njëjtë pavarësisht nëse është festë. Një përkujdesje të veçantë duhet të tregojnë edhe për të rinjtë të cilët frekuentojnë jetën e natës, por edhe në përdorimin e fishekzjarrëve, pasi ngjarjet e pakëndshme mund të shkaktojë trauma të parikuperueshme- tha Vasili.

Sipas ministrit, përkujdesje duhet të tregojnë edhe të moshuarit që të marrin barnat, të cilët nuk duhet të abuzojnë me pijen gjatë festave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›