Daciç: Pavarësia e Kosovës rrezik për Serbinë
Zëvendëskryeministri serb, Ivica Daciç, njëkohësisht ministër i Brendshëm, ka deklaruar sot se kërcënimi më i madh për Beogradin është pavarësia e njëanshme e Kosovës.
Duke folur për situatën e sigurisë në Kosovë, Daciç ka theksuar se ajo është e ngarkuar me dhunën ndëretnike.
Dikur bashkëpunëtor i ngushtë i diktatorit Sllobodan Millosheviç, Daciç është shprehur se jugu i Serbisë është në rrezik nga ata që ai i ka quajtur "terroristët shqiptarë".
Këta të fundit sipas tij janë të lidhur ngushtë me lëvizjet anti-qeveritare që ekzistojnë në shtetin serb.